Lajme Zone
Atentati ndaj 50-vjeçarit/ Ja pista e hetimit
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati ndaj 50-vjeçarit/ Ja pista e hetimit

Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Th.R 50 vjeç. Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motomjet, dyshohet se i janë afruar dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, për t'u larguar menjëherë pas sulmit. Si pasojë e të shtënave 50 vj

Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi Th.R 50 vjeç. Dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motomjet, dyshohet se i janë afruar dhe kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, për t'u larguar menjëherë pas sulmit.

Si pasojë e të shtënave 50 vjecari ka marrë disa plagë. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas të dhënave të deritanishme, 50-vjeçari rezulton një emër i njohur për organet e rendit, pasi është hetuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Atentati ndodhi pranë zonës ku një natë më parë u shënua edhe një tjetër ngjarje, ku mbeti i dhunuar një efektiv policie. Hetuesit po verifikojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes dy episodeve.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të sulmit./ CNA Atentati në Sarandë/ 50-vjeçari u qëllua para biznesit nga dy persona me skafandra

17 Korrik, 22:42 Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat

17 Korrik, 22:08 "Kërcet" arma në Sarandë

17 Korrik, 21:53 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.