Lajme Zone
Atentati me tritol në Gjirokastër, pyeten 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte një vit që ruhej, shmangte Tiranën! Erigers Mela: S’kishim armiqësi!
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me tritol në Gjirokastër, pyeten 23 persona! Familjarët e Beqir Devollit: Kishte një vit që ruhej, shmangte Tiranën! Erigers Mela: S’kishim armiqësi!

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej. ‘Çilo Hunderri’, prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Edhe pasagjeri i cili mbeti i plagosur, Erigers Mela, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me ‘Çilo Hunderrin’ e lidhnin njohjet shoqërore.

Beqir Devolli, 45-vjeçari që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kishte një vit që ruhej. Këtë informacion kanë deklaruar para policisë familjarët e tij duke u shprehur se Devolli, i njohur me nofkën ‘Çilo Hunderri’, prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër. Por, ata kanë mohuar të kenë pasur armiqësi me ndokënd. Edhe pasagjeri i cili mbeti i plagosur, Erigers Mela, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me ‘Çilo Hunderrin’ e lidhnin njohjet shoqërore. Në total, policia ka pyetur 23 persona, të cilët kanë pasur njohje me të dhe kanë dhënë vetëm informacione lidhur me detajet e raporteve të tyre. LEXO EDHE:Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: Gjirokaster Beqir Devolli erigels mela atentat Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.6% Nuk e di 6.4% Vota total: 6594 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?