Lajme Zone
Atentati me tritol në Gjirokastër, i plagosuri djali i ish-prokurorit Përparim Mela
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me tritol në Gjirokastër, i plagosuri djali i ish-prokurorit Përparim Mela

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe me nofkën “Çilo Hunderri”, ndërsa mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, në automjetin tip “Benz” dyshohet se ishte vendosur rreth 300 gramë lëndë plasëse TNT.

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe me nofkën “Çilo Hunderri”, ndërsa mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, në automjetin tip “Benz” dyshohet se ishte vendosur rreth 300 gramë lëndë plasëse TNT. Erigels Mela, i cili ndodhej në automjet në momentin e shpërthimit, është djali i ish-prokurorit Përparim Mela. Sipas informacioneve të publikuara, 26-vjeçari kishte marrëdhënie shoqërore me viktimën dhe dyshohet se të dy përdornin herë pas here automjetet e njëri-tjetrit. Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cili ishte motivi i atentatit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse sulmi lidhet me ndonjë konflikt të mëparshëm. Hetimet vijojnë.