Lajme Zone
Atentati i parandaluar në Lezhë, autorët ishin vrasës me pagesë! Objektivi ende i paidentifikuar
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati i parandaluar në Lezhë, autorët ishin vrasës me pagesë! Objektivi ende i paidentifikuar

Tre persona të armatosur u arrestuan dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Nga hetimet paraprake dyshohet se Vinçesk Piroli 38-vjeç dhe 34-vjeçari Kristian Ymeri ishin vrasës me pagese dhe mund të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Tre persona të armatosur u arrestuan dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Nga hetimet paraprake dyshohet se Vinçesk Piroli 38-vjeç dhe 34-vjeçari Kristian Ymeri ishin vrasës me pagese dhe mund të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ndërkohë deri më tani objektivi nuk është identifikuar ende, pasi të arrestuarit kanë ‘kyçyr’ gojën para policisë. Kur u arrestuan Vinçesk Piroli, Kristian Ymeri dhe Elden Tarja? LEXO edhe...Nënë Mrika, 84-vjeçarja ecën çdo ditë 10 km në mal për të ruajtur bagëtitë: Këtë forcë më ka dhënë Zoti për të mbajtur fëmijët Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri po lëviznin në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, ku mendohet se do të kryenin ekzekutimin. Por plani i tyre nuk u shkoi ashtu siç duhet. Një informacion i mbërritur në Policinë e Lezhës në mënyrë shumë diskrete, çoi në parandalimin e atentatit, dhe për pasojë arrestimin e tyre. Blutë i ndoqën këmba-këmbës për disa ditë, derisa u bindën për të ndërhyrë në momentet që ata ishin gati për të vrarë. Operacioni “Detajet” u finalizua në rrugën Gjadër–Barbullush, në drejtim të Shkodrës, ku policia ndaloi makinën tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin, 2 të dyshuarit si ekzekutorë, Vinçesk Piroli, nga Kurbini, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, dhe Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, nga Kamza, por edhe një bashkëpunëtor i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç, nga Barbullushi i Shkodrës. Ky i fundit ishte drejtuesi i automjetit, që dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin, pasi ata të kryenin vrasjen. Policia ka dyshime se tre të arrestuarit mund të kenë lidhje me atentatin e pak ditëve më parë në Sarandë ku u eliminua Artan Myrtaj, me të njëjtën skemë, me motor, skafandra dhe të kamufluar. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Elden Tarja Kristian Ymeri Vincesk Piroli Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.2% Jo 33.8% Nuk e di 6% Vota total: 4529 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?