Lajme Zone
Atentat në Athinë/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat në Athinë/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës.

Një shtetas shqiptar është plagosur në një atentat të ndodhur në lagjen Patisia të Athinës. Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi rreth orës 04:55 të mëngjesit, në kohën që viktima po dilte nga banesa e tij në rrugën Vrutu.

Mësohet se atentatorët ishin dy persona dhe u larguan me një motoçikletë.

Viktima është 55 vjeç, por për momentin nuk bëhet publik emri i tij. Ai u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet janë marrë përsipër nga Drejtoria e Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Policisë së Atikës. Top Channel