Lajme Zone
Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga shpërthimet e fuqishme në një strukturë ushtarake në Bolivi, ku ruheshin fishekzjarrë, granata dhe TNT të konfiskuara.

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga shpërthimet e fuqishme në një strukturë ushtarake në Bolivi, ku ruheshin fishekzjarrë, granata dhe TNT të konfiskuara. Shpërthimet ndodhën të premten pasdite në Vyatka, një qytet me rreth 100 mijë banorë, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti administrativ La Paz.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën se ekipet e shpëtimit kishin gjetur tre trupa të tjerë nën rrënoja, duke e çuar në gjashtë numrin e të vdekurve, mes tyre tre ushtarë. People killed in an explosion at a military facility in Bolivia

An explosion occurred at a military equipment maintenance center in the city of Viacha in southwestern Bolivia. Two people were killed, 59 were injured, and seven others remain missing.

Rescue crews are still… pic.twitter.com/vy3KEaJGtV

— NEXTA (@nexta_tv) September 5, 2026 Sipas autoriteteve, 84 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa ekspertët po shqyrtojnë zonat dhe materialet e prekura nga shpërthimet, si dhe strukturat e dëmtuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, deklaroi se në objekt ka ende zona që duhet të kontrollohen nga ekspertët.

Shkaqet e shpërthimeve nuk janë bërë ende të ditura. Top Channel