Lajme Zone
Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat mafioz në Fier/ Intensifikohen hetimet, kontrolle në banesën e “Ben Qimes”

Atentati me armë zjarri ndaj Selami Hasanit ka tronditur mëngjesin e së hënës qytetin e Fierit. Nga të shtënat u plagos rëndë edhe nipi i 60 vjeçarit, Jakup Hasani. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së viktimës, ku autorët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur në vend 60-vjeçarin.

Selami Hasani ishte një emër i njohur për policinë e Fierit. Ai kishte dalë nga burgu vetëm një javë më parë pasi shleu dënimin prej 17 vitesh burg për vrasjen në vitin 2002 të Juljan Isufajt, kushëri i Arben Isufaj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Përveç postblloqeve në hyrje-dalje të qytetit dhe autostradave, kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Arben isufajt dhe të afërmve të tjerë të Juljan Isufajt. Kontrolle janë bërë edhe në zonën bregdetare të Semanit. Pista kryesore e hetimeve për ngjarjen sipas grupit hetimor është hakmarrja për vrasjen e Juljan Isufajt, por nuk përjashtohen edhe konfliktet e vjetra të viktimës me shtetas të tjerë në Vlorë e Sarandë.

Zona ku ndodhet banesa e 60 vjeçarit Hasanaj, ka kamera të shumta sigurie pamjet e të cilave po administrohen nga hetuesit.

Autori që sipas burimeve sulmoi I vetëm brenda oborrit te banesës së Hasanajt, u largua me shpejtësi me një makinë tip Volvo në drejtim të Dërmenasit në nyjen lidhëse me by pass-in e Fierit. Ky I fundit lidh autostradat Lushnje -Fier me ato Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.

Makina që dyshohet se është e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij u gjet në flakë dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, u shkrumbua plotësisht. Raportohet se janë dëgjuar shpërthime municioni nga brenda automjetit gjatë kohës që digjej por arma pistoletë me të cilën u krye ekzekutimi i Sel Çamit nuk u gjet. Automjeti i djegur po i nënshtrohet ekzaminimeve shkencore për gjetjen e gjurmëve ose sendeve të autorit dhe bashkëpunëtorëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet