ELBASAN - Një atentat i dështuar është regjistruar pak pas mesditës të kësaj të shtune në një lokal në hyrje të qytetit të Elbasanit. Një 52-vjeçar i ulur në një lokal është çuar dhe i ka vënë pistoletën në kokë një personi i identifikuar si Ermir Kertezi, 50-vjeç. Arma nuk ka shkrepur dhe objektivi është larguar me vrap duke shpëtuar mrekullisht. Autori Poli Boriçi është arrestuar vetëm pak minuta më pas. Ky është momenti kur, Poli Boriçi, 53-vjeçar i vendos pistoletën në kokë Ermir Kërtezit në Elbasan në tentativë për ta ekzekutuar, por pistoleta nuk shkrepet dhe 50-vjeçari shpëton për mrekulli. Ngjarja e ndodhur rreth orës 12:40 të së shtunës i shtangu të gjithë të pranishmit në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë. LEXO EDHE:Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO) Gjithçka ndodhur për 37 sekonda. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket objektivi i atentatit, 50-vjeçari Kërtezi, i veshur me bluzë të zezë. Ai fillimisht ndodhej brenda lokalit, kalon mespërmes ambienteve të jashtme të barit, dhe ndalet për pak sekonda jashtë. Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga një tjetër person, i veshur me të bardha, me kapele të zezë, dhe në çantën e varur në trup mbante armën pistoletë. Atentatori Poli Boriçi ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit por arma i bllokohet. Objektivi reagon shpejt, shtyn atentatorin e tij, dhe ka arritur të largohet me shpejtësi. Boriçi e ka ndjekur për pak metra personin që donte ta eliminonte dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por arratia i ka zgjatur vetëm pak pasi policia ka mundur ta lokalizojë dhe ta arrestojë. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori 52-vjeçar tentoi të vriste 50-vjeçarin. Deri tani, motivi mbetet i paqartë dhe pritet të jetë një prej pikave kryesore të hetimit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:52 Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO) Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë.Njoftimi i policisëPas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/P.J/Shqiptarja.com TAG: Ermir Kërtezi Elbasan tentative vrasje Poli Boriçi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.9 / 5 (14 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Edo akoma ne det ti: 16/08/2026 00:18 Hajde alboniston hajde Përgjigju Nardi: 15/08/2026 18:46 Ne e leme mbrapa meksiken! Ata jane te mbaruar! Ne te fikim ne pazar! Dhe ky i gjori kushedi si e ka patur hallin dhe shkoi ta vriste por nuk ndodhi! Jetegjati nuk behet jeteshkurter. Po si popull ne ja kalojme meksikes! Përgjigju hmm: 15/08/2026 18:44 admiroj qetesine e zonjes Përgjigju Adi: 15/08/2026 23:35 Dmth qe kjo zonja ishte ne dijeni. Me pak fjale bashkepuntore Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 59.7% Shoqëria 24.2% Social media 16.1% Vota total: 945 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
