Qytetarë dhe turistë kënduan bashkë me artistët në Odenin e Pogradecit. Në skenë u ngjitën artistët e njohur Kastriot Tusha, Enkelejda Arifi, Selami Kolonja, Nikollë Nikprelaj dhe Hysni Alushi, të cilët interpretuan këngë të repertorit patriotik dhe popullor. LEXO edhe...Ministri Salla në Pogradec: Nisi procesi i rrallimit të rasateve të Koranit autokton në ekonominë e Linit (FOTO) Këngëtari nga Struga Selami Kolonja u shpreh se projekti është pritur me shumë entuziazëm nga publiku, ndërsa promovoi dhe dy krijime të reja muzikore. “Frymëzuar nga poeti dhe shkrimtari i madh Lord Bajron që në lëvizjet e tij në sarajet e Ali pashë Tepelenës thoshte që në të zëntë nata në rrugë, shko fli në në Strugë. Ky lajtmotiv solli këngë shumë të bukura”, tha Kolonja. Emocionet e mbrëmjes i ndanë me publikun edhe Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi. Pas Strugës e Pogradecit, ata njoftuan se turneu do të vijojë me koncerte në Gjilan dhe Dibër të Madhe, duke sjellë në skenë këngët dhe traditat e trevave shqiptare. “Ndalesa e radhës do të jetë Gjilani në Kosovë dhe më pas do të jemi në Dibër të Madhe”, tha këngëtarja. Koncerti "Atdheu mbi të gjitha" përpos argëtimit synon dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. P.J/ReportTv.al Korce pogradec Kastriot Tusha Enkelejda Arifi Selami Kolonja Nikollë Nikprelaj Hysni Alushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.6% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.5% Vota total: 3677 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

