Lajme Zone
Asnjë sinjal për dorëzim, protesta “pushton” rrugët e Tiranës!
PolitikëPamfleti

Asnjë sinjal për dorëzim, protesta “pushton” rrugët e Tiranës!

Qytetarët po vijojnë në këtë mënyrë tubimin e 78-të, duke e zhvendosur protestën nga sheshi përpara godinës së qeverisë në rrugët e kryeqytetit.

Nis marshimi Protestuesit e cilësojnë lëvizjen apolitike dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë.

Qytetarët po vijojnë në këtë mënyrë tubimin e 78-të, duke e zhvendosur protestën nga sheshi përpara godinës së qeverisë në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor. Sipas tyre, kabineti tranzitor duhet të përgatisë kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Qytetarët kanë këmbëngulur gjithashtu te karakteri apolitik i protestës. Ata deklarojnë se tubimi nuk përfaqëson asnjë parti dhe se lëvizja nuk synon t'i hapë rrugën një force të caktuar politike për të marrë pushtetin.

Një pjesë e mesazheve të përcjella para Kryeministrisë lidhej edhe me veprimin e drejtësisë. Protestuesit kërkuan hetimin dhe ndëshkimin e çdo politikani apo zyrtari për të cilin provohet përfshirja në korrupsion ose vepra të tjera penale.

Në këtë kontekst, qytetarë të pranishëm në tubim kërkuan që drejtësia të veprojë edhe ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës nëse provon përgjegjësi penale ndaj tyre.

Krahas kërkesave politike, gjatë 78 ditëve të protestës qytetarët kanë ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve, koston e jetesës dhe situatën ekonomike.

Prej 14 gushtit protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara në kryeqytet.protesta nis marshimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Video/ Tensione mes disa protestuesve para Kryeministrisë! 16 Gusht 2026, 21:3221:32Aktualitet Qytetarja ironizon Ramën nga protesta: Sorrat janë ulur në karriget e pushtetit 16 Gusht 2026, 21:2721:27Aktualitet Shqipëria përballë zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra vetëm sot, 8 vijojnë aktive 16 Gusht 2026, 21:1221:12Aktualitet Trafik i rënduar te “Rana e Hedhun”, pushuesit prej orësh të bllokuar 16 Gusht 2026, 20:5220:52Aktualitet “300 protesta dhe nuk ndalemi”, diaspora ngre zërin: Duam largimin e pushtetit dhe opozitës! 16 Gusht 2026, 20:3520:35Aktualitet “Duan të na shpërndajnë para shtatorit”, protestuesi: Nuk tërhiqemi pa larguar Ramën! 16 Gusht 2026, 20:3120:31Aktualitet