Asnjë surprizë në skenarin e protestës së kësaj të shtune që riktheu pamjet e ‘maskave’ duke sulmuar kryeministrinë e policinë. Njësoj si herët e tjera, bulevardi u kthye për disa orë në ‘fushëbetejë’. Protestuesit përdorët mjetet e tyre të zakonshme: gurët, molotovët, fishekzjarrët e kapsollat për sulmet. LEXO edhe...Rimblidhet një grup protestues, policia kordon (VIDEO) Për t’u furnizuar, herë pas here përdornin pllaka të shkulura nga bulevardi apo copat e thyera të vazove. Pjesë e strategjisë ishin edhe lazerët me të cilët përpiqeshin të shpërqendronin policinë. Situata nuk vazhdoi gjatë. Rreth orës 17:30, policia nisi të avanconte me autobotët që hidhnin ujë vazhdimisht e ndonjëherë gaz lotsjellës dhe i zhvendosën protestuesit në hyrje të bulevardit. Këtu pati një valë tjetër sulmesh ku u vu re se protestuesit u përpoqën ta plotësonin ‘arsenalin’ me disa gurë që i kishin marrë me vete në çanta. Një grup i mbetur maskash krijuan një front përballë policisë duke përsëritur të njëjtat veprime dhune, derisa policia ndërhyri sërish dhe i shpërndau me ujë me presion e shoqërime. Bulevardi kaloi nën kontrollin e policisë, ndërsa disa protestues vijojnë të qëndrojnë. Edhe sot, protestuesit i refuzuan militantët e Partisë Demokratike, kurse këta të fundit u distancuan disi, por pa u larguar plotësisht. Ndërsa nisi marshimi drejt bulevardit, palët fillimisht u ndanë, por u ritakuan te kryeministria ku nisën edhe përplasjet. Ora 18:57 Rimblidhet një grup protestues, policia kordon (VIDEO) Një grup protestuesish janë rimbledhur në bulevard, por kanë reshtur sulmet ndaj policisë. Kjo e fundit ka krijuar një kordon, ndërsa ka rinisur edhe qarkullimi i automjeteve. Share Ora 18:22 Pas sulmeve, protestuesit presin policinë me thirrje përçmuese (VIDEO) Ndërsa disa efektivë policie kalonin përmes Parkut “Rinia”, protestuesit i kanë pritur me thirrje përçmuese dhe fjalët “turp, turp”. Share Ora 18:13 Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës (VIDEO) Policia ka avancuar me ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve të mbetur në bulevard. Pas ujit, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve.Autobotet e ujit kanë përparuar drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka edhe protestues që tërhiqen në rrugët e qendrës. Share Ora 18:00 Vijon ‘beteja’! Protestuesit sulme me gurë, 'prijnë' vajzat! Policia përgjigjet me ujë (VIDEO) Vijon thuajse e njëjtë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Grupi i mbetur i protestuesve të maskuar hedhin gurë drejt autobotëve të ujit e policisë. Në krye të sulmeve janë një grup vajzash.Herë pas here protestuesit përdorin edhe fishekzjarrë, ndërsa policia kundërpërgjigjet me ujë. Share Ora 17:33 Një grup protestuesish në bulevard, sulme me molotovë e gurë policisë (VIDEO) Në bulevard kanë mbetur vetëm një grup protestuesish të maskuar që vijojnë sulmet ndaj policisë. Ata hedhin vazhdimisht molotovë e gurë dhe thërrasin “polici e krimit” e “dorëheqje”. Disa prej molotovëve kanë rënë pranë autobotëve të ujit. Share Ora 17:26 Protestuesit molotovë policisë, sjellin çanta me gurë (VIDEO) Protestuesit në bulevard kanë krijuar një front përballë policisë, drejt së cilës hedhin molotovë dhe përdorin lazerë për t’i shpërqendruar. Disa të tjerë zbrazin në rrugë çanta me gurë.Prej tyre nuk resht thirrja “dorëheqje”, me të cilën kërkojnë largimin e kryeministrit.Nga ana tjetër, policia ka avancuar në bulevard duke i zhvendosur protestuesit pranë Parkut “Rinia”. Share Ora 17:22 Policia spraps protestuesit me ujë, i largon nga kryeministria! Fishekzjarret ndriçojnë bulevardin (VIDEO) Policia po ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Autobotët kanë nisur të lëvizin dhe po hedhin ujë, ndërsa protestuesit sprapsen drejt hyrjes së bulevardit.Një pjesë e tyre hedhin fishekzjarrë, kapsollë e tymuese, si dhe përdorin lazerë të fortë. Share Ora 17:12 Vijojnë molotovët e ‘maskave’, policia hedh ujë (VIDEO) Protestuesit me maska kanë vijuar me hedhjen e molotovëve drejt oborrit të kryeministrisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë. Share Ora 17:09 Protestuesit ‘shënjestrojnë’ me lazerë autobotin e ujit (VIDEO) Disa protestues me maska kanë marrë lazerë me vete, të cilët ia drejtojnë autobotëve të policisë. Share Ora 17:02 ‘Maskat molotovë kryeministrisë, policia ndërhyn me hedhje uji (VIDEO) ‘Maskat’ po hedhin kapsollë e molotovë drejt kryeministrisë. Një molotov ka hyrë edhe në oborrin e godinës, duke shkaktuar flakë krah autobotit të policisë.Policia i shoi flakët menjëherë dhe po ndërhyn me hedhjen e ujit drejt protestuesve. Share Ora 16:57 Protestuesit e maskuar thyejnë vazot e luleve, sulme kryeministrisë (VIDEO) Protestuesit e maskuar kanë nisur me përgatitjen e ‘arsenalit’ të gurëve për t’i hedhur drejt kryeministrisë. Ata shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa marrin edhe vazot e gurta të cilat i përmbysin dhe i thyejnë.Copat e tyre i përdorin për sulmet e radhës. Share Ora 16:48 Protestuesit me maska shkulin pllakat e gurit nga trotuari, sulmojnë Kryeministrinë (VIDEO) Një grup protestuesish të maskuar i janë rikthyer akteve të dhunës. Disa prej tyre shkulën pllakat e gurit nga trotuari dhe sulmuan godinën e Kryeministrisë. Share Ora 16:29 Protestuesit marshim drejt Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO) Policia ka hedhur gaz lot sjellës turmës së protestuesve që po marshonin drejt Kryeministrisë. Share Ora 16:21 Sulmet te Ministria e Arsimit, protestuesi i maskuar rrëzohet nga uji me presion (VIDEO) Ky është momenti kur një prej protestuesve të maskuar që po shtynte një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë gjatë tensioneve te Ministria e Arsimit, goditet nga uji me presion.Forca e ujit e kap në fytyrë, ku mban maskë e syze dhe më pas e hedh në tokë. Protestuesi bën një rrotullim dhe më pas ngrihet në këmbë. Share Ora 16:14 Ndahen militantët e PD, protestuesit shkojnë drejt kryeministrisë (VIDEO) Me të nisur marshimin, protestuesit kanë hedhur edhe kapsollë. Ajo që vihet re, është ndarja mes grupeve me të dalë nga “Rruga e Durrësit”.Demokratët i janë drejtuar qendrës, ndërsa protestuesit drejt Bankës së Shqipërisë e KQZ, ndërsa më pas do të kalojnë edhe te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Këta të fundit bëjnë edhe thirrje si “arresto Berishën.” Share Ora 16:13 Protestuesit nisin marshimin, s’lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite? (VIDEO) Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.Disa protestues nuk i kanë kursyer as thirrjet drejt palës tjetër: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Share P.J/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente roi: 07/11/2026 18:49 Koto janë banda kriminale,janë hajdut e kontigjente policie.....
A ka studentë shpellarë....sigurisht nga prindër shpellarë dalin studentë shpellarë.. Përgjigju Arta: 07/11/2026 17:33 Po pse mos ti shkulin e prishin trotuaret ato 10 "studente"i thenshin se ato nuk e din se cfrare eshte puna,e sa kan kushtu e do te kushtojne per sistemimin e tyre,ato dine vetem te hane mire te rrin neper kafene e diskoteka te vishen me rroba firmato,po kur po shikoja nje femi 10vjecare te mbuluar me me shami te bardhe si ato te myslimaneve te shteteve te gazes o zot a ka prinder ai femi,ku jemi katandis Përgjigju Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 19% Asnjërin 31.6% Vota total: 1529 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
