Në zyrën e tij nuk ka shkelur asnjë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, që kur në maj të 2021 u shpall i padëshiruar, por Sali Berisha nxitoi t’i uronte mirëseardhjen ambasadorit të ri në SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt menjëherë pasi ambasada amerikane përshëndeti miratimin e tij nga senati. Berisha thotë se prioritet i ambasadorit të ri duhet të jetë veçanërisht lufta ndaj trafikut të drogës, për të cilën në vijimësi kryedemokrati ka akuzuar se vendi ynë po rrezikon edhe të tjerët. LEXO edhe...A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare “I uroj mirëseardhjen ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, zotit Eric Wendt, dhe kam bindjen se në zbatim të direktivave të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump, të aktit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për rajonin, lufta për zbatimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetja e Shqipërisë në këto fusha do të jenë të një rëndësie shumë të madhe dhe shpresoj dhe besoj se do të jetë një përparësi dhe për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj, ambasadorin në Tiranë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër. Dhe kur ata janë miliarderë, ata ngjiten në nivelet më të larta në klasifikimin si terroristë. Ata përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për kombin e vet, por dhe për kombet e tjera. Krimi shqiptar është një krim shumë i rëndë”, tha Sali Berisha. Duke u ndalur te reforma territoriale, kreu i PD e quajti një projekt tërësisht elektoral, me të cilin PS synon të marrë edhe bashkitë që nuk ka në zotërim. “Ky projekti i Edi Ramës është një projekt tërësisht elektoral, që të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s'i ka. Por mbi të gjitha, ky është një projekt për të thelluar më tej shpopullimin, për të fshirë nga faqja e dheut njësitë, bashkitë, shërbimet, dhe për të detyruar shqiptarët të largohen sa më shumë nga vendet e tyre. Ne vërtet kemi paraqitur një hartë me 100 njësi vendore, por ajo është e hapur në konsultime për të shtuar dhe një numër tjetër të komunave, bashkive të vogla, në zona të tjera ku është e mundur”, vijoi Berisha. Sa i takon reformës zgjedhore, kryedemokrati tha se PD insiston tërësisht te listat e hapura ndërsa përballë zërave të shtuar për anulimin e ndryshimeve kushtetuese Rama-Berisha të 2008, ai tha se ato u deformuan më vonë në mënyrë të njëanshme nga kryeministri në bashkëpunim me Lulzim Bashën. Ora 15:13 ‘Territorialja’/ Berisha: Drafti i PS, tërësisht elektoral! Rama kërkon të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s’i ka Sali Berisha komentoi sërish propozimin e PS për reformën territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Berisha e quajti një projekt tërësisht elektoral, me të cilin PS synon të marrë edhe bashkitë që nuk ka në zotërim. Ndërsa akuzoi Ramën për politika shpopulluese.“Ne do ndërmarrim një debat të gjerë me shqiptarët, i cili ishte në vazhdim me komisionin e reformës territoriale. Por meqenëse sallat që të gjitha të organizuara nga Partia Socialiste, se ata i organizonin takimet, ishin kundër reformës së vitit 2014 dhe Edi Rama kishte projekte të tjera, u larguan në mënyrë të njëanshme.Ne absolutisht e shndërrojmë këtë çështje në çështje kryesore. Jo vetëm se ky projekti i Edi Ramës është një projekt tërësisht elektoral, që të fusë në dorë dhe ato pak bashki që s'i ka. Por mbi të gjitha, ky është një projekt për të thelluar më tej shpopullimin, për të fshirë nga faqja e dheut njësitë, bashkitë, shërbimet, dhe për të detyruar shqiptarët të largohen sa më shumë nga vendet e tyre. Ky është qëndrimi ynë. Ne do bëjmë çdo gjë. Ju keni parë që këto bashki janë në protesta pothuajse të përnatshme. Përshëndes shumë përzemërsisht qytetarët e Memaliajt, qytetarët e Divjakës, qytetarët e Dimalit, Selenicës, Orikumi ka shpallur një protestë të madhe shumë në ditët që vijnë. Klosi është në protestë të përditshme, Cërriku, pra janë ngritur në mbarë Shqipërinë fshatarësi e të tjerë kundër zhdukjes së qeverive të tyre vendore, shërbimeve ndaj qytetarëve. Por ne nuk jemi vetëm për këto, ne vërtet kemi paraqitur një hartë me 100 njësi vendore, por ajo është e hapur në konsultime për të shtuar dhe një numër tjetër të komunave, bashkive të vogla, në zona të tjera ku është e mundur”, tha Berisha. Share SI.E./E.H/ReportTv.al reforma territoriale SHBA PD Eric Wendt sali berisha Komento Komente Tekniku: 08/08/2026 14:58 Prioritet I tij do te jete mbyllja e gojes tende te qelbur Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61.1% Nuk e di 4.7% Vota total: 3348 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

