Lajme Zone
Asnjë kompromis me Ramën, Berisha: Pa qeveri kujdestare, nuk ka zgjedhje të lira
PolitikëPolitiko

Asnjë kompromis me Ramën, Berisha: Pa qeveri kujdestare, nuk ka zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ripërsëritur kërkesën për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila sipas tij do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I pyetur nga qytetari në një komunikim live, nëse do të pranonte një qeveri të përbashkët me Ramën për hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor dhe përgatitjen e zgjed

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ripërsëritur kërkesën për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila sipas tij do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I pyetur nga qytetari në një komunikim live, nëse do të pranonte një qeveri të përbashkët me Ramën për hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor dhe përgatitjen e zgjedhjeve, Berisha nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj mundësie, por iu përmbajt qëndrimit të opozitës për një qeveri kujdestare pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Rama dorëheqjen, një qeveri kujdestare e cila do të bëjë reformën zgjedhore, e cila do t'i hapë rrugën drejtësisë për të gjitha vendimet e saj kundër korrupsionit dhe përgatitjen e një fushe të barabartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Berisha.

Ai tha se kjo kërkesë është artikuluar nga opozita menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe, sipas tij, është mbështetur më pas edhe nga qytetarë që kanë marrë pjesë në protesta. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm