Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kane nisur të japin rezultatet e para jo vetëm me ashpërsimin e masave administrative për përdoruesit e rrugës që konstatohen në shkelje, por për disa vepra penale arrin deri në pezullimin e lejes së drejtimit apo heqjen përgjithmonë të patentës.
Një nga masat më të rëndësishme është shtyrja e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në një vit për personat që kapen duke drejtuar automjetin pa patentë. Për të miturit, kjo periudhë shkon deri në dy vjet, e heqje patente për disa vepra penale këto dhe detaje të tjera i sqaroi në një konferencë për shtyop drejtoeri i policisë rrugore pranë drejtorise se pegjithshme të policisë së shtetit, Pelat vatoci.
‘’Ashpërsohen edhe masat për drejtuesit që përsërisin shkeljet nën efektin e alkoolit. Heqja e patentës në mënyrë të përhershme parashikohet për drejtuesit që rezultojnë me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak dhe janë ndëshkuar më parë për drejtim nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Rriten gjobat për manovrat e rrezikshme, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave dhe kryqëzimeve. Gjoba për këto shkelje shkon nga 20 mijë deri në 60 mijë lek’’
Zona e rrethrrotullimit të teg është një nga akset ku shpetjësia tej normave të lejuara e manovrat e rrezikshme kanë sjelle jo pak aksidente edhe me pasoja të renda, aktualisht nga 3 tashme kemi 5 radar levizës në këtë zonë për të konstatuar shkeljet e drejtusve të mjeteve
Gjithashtu përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve dhe monopatinave me motor ka sanksione, por edhe për shoferët nëse ndëshkohen dy herë brenda një viti për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit te mjetit, u pezullohet leja e drejtimit, thotë dsrejtori i Rrugores Perlat Vatoci.
‘Sanksionohet gjithashtu përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 dhe monopatinave me motor. Ndërsa për drejtuesit e automjeteve, patenta pezullohet nëse ndëshkohen dy herë brenda një viti për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit.
Ndryshime të posaçme parashikohen edhe për drejtuesit e rinj, të cilët kanë marrë patentën gjatë 24 muajve të fundit, me kufizime për alkoolin dhe shpejtësinë’’
Në aksin ku aktualisht jemi te vendosur shpejtësia e lejuar edhte deri ne 80 km për orë, e ndërsa radari i vendosur pas kraheve të mi është me regjim automatik, çka do të thotë të gjitha shkeljet qe konstaton i kalon automatikisht në sistem dhe nuk komandohet efektivët.
ABC News ka vendosur të ndjek një nga pikat e kontrollit me radar, e nëse më parë në këtë aks do të tejkaloje shpejtësinë me të pakten 30 km mbi tabele, gjobiteshe dyfish me ndryshimet në kodin rrugor, pezullohet leja e drejtimit e madje shkon deri në heqje patente.
Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mos drejtojnë nën efektin e alkoolit, të mos përdorin telefonin dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.
Qëllimi i masave të reja, sipas Policisë së Shtetit, nuk është ndëshkimi, por parandalimi i shkeljeve, aksidenteve dhe mbi të gjitha mbrojtja e jetës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet abc newsbleona sarikodi rrugor
