Lajme Zone
Asgjë nuk e ndal revoltën/ Pas tensioneve dje, qytetarët sërish në shesh për largimin e Ramës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Asgjë nuk e ndal revoltën/ Pas tensioneve dje, qytetarët sërish në shesh për largimin e Ramës

Nis protesta e sotme kundër qeverisë në Tiranë, teksa qytetarët janë mbledhur në shesh në ditën e 95-të të revoltës kundër kryeministrit Edi Rama.

Dita e 95-të e revoltës rikthen qytetarët në shesh me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa pas përplasjeve të djeshme, vëmendja është te ajo që do të ndodhë sot para Kryeministrisë. Nis protesta e sotme kundër qeverisë në Tiranë, teksa qytetarët janë mbledhur në shesh në ditën e 95-të të revoltës kundër kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore, dorëheqjen e Ramës. Ata theksojnë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në pankartat e mbajtura janë ngritur gjithashtu çështje që lidhen me shëndetësinë, pensionet, varfërinë dhe hetimin e kontratave.

“Pacienti pret, kontratat paguhen, SPAK, heto! SPAK, ndiqi paratë”, “95, posti nuk të bën pronar” dhe “Dorëheqje! Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme!”, ishin disa prej mesazheve drejtuar kryeministrit Rama.

“Pensioni: 9 mijë lekë, ilaçet: 10 mijë lekë. Matematika e varfërisë, ku është shteti” dhe “Kush vjedh spitalet publike dhe firmos me nxitim, te privati i oligarkut e pret vendi me shpërblim”, thuhej në pankarta të tjera të qytetarëve.

Sipas skenarit të parashikuar nga organizatorët, protestuesit do të marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalimet kryesore. Aktivistët pritet të përsërisin kërkesat e tyre, ndërsa dorëheqja e Ramës është një ndër 5 kërkesat.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protestuesit nuk do të ndalen as nga dhuna dhe as nga represioni. Teksa iu referua tensioneve të një dite më parë, ajo pretendoi se kryeministri kishte provokuar protestuesit, të cilët i cilësoi si paqësorë.

“Ka provokuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestuesit kanë qenë paqësor dhe kanë qenë aty për t’i thënë kryeministrit Edi Rama që nuk na përfaqëson dhe se duhet të japë dorëheqjen dhe se do të jenë aty derisa të largohet”, u shpreh Vatnikaj.

Protesta e sotme zhvillohet pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë para Kryeministrisë, ku tubuesit u përplasën me policinë. Pas incidenteve, 14 persona u shoqëruan në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Mbetet për t’u parë nëse dita e 95-të e protestës do të jetë paqësore apo do të shoqërohet sërish me tensione gjatë marshimit dhe tubimit para Kryeministrisë. Kujtojmë se, ditën e djeshme qytetarët bllokuan të dyja hyrjet e godinës së Kryeministrisë, pasi morën vesh se kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhej brenda godinës.

Kjo zuri të papërgatitur policinë e cila u desh disa minuta që të organizohej dhe të merrte masa për lirimin e daljeve nga Kryeministria. Në vetëm pak minuta u shtua numri i efektivëve, i nxorën autobotet me ujë dhe nisi përplasja fizike me protestuesit.

Pas disa minutave përplasje dhe arrestimit të disa protestuesve, policia arriti të lironte një kordon për kalimin e eskortës së kryeministrit. Por pavarësish kësaj, Rama nuk u largua nga Kryeministri në ato çaste.

Ai lëvizi vetëm pas shpërndarjes së protestuesve. Pas daljes nga godina e Kryeministrisë, eskorta e kryeministrit Rama u largua rruga që të çon për në zonën e ish-bllokut në kryeqytet. Përshkallëzohet situata para Kryeministrisë, shoqërohen disa protestues 1 Shtator, 20:55 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Elbasani në terr/ OST njofton ndërprerje të energjisë për katër ditë, zonat që preken dhe oraret 2 Shtator 2026, 19:2619:26Aktualitet Bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Sadushi ‘ultimatum’ Ramës: Zgjidh situatën, zbato vendimin e Kushtetueses 2 Shtator 2026, 19:0819:08Aktualitet "ALBTrace" futet edhe te pasaportat, qeveria u beson arabëve teknologjinë e të dhënave biometrike 2 Shtator 2026, 18:4018:40Aktualitet Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Hoxha: Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane 2 Shtator 2026, 18:2118:21Aktualitet Vatër e re zjarri në Gjirokastër/ Flakët përfshijnë sipërfaqe toke, zjarrfikësit në terren 2 Shtator 2026, 18:0518:05Aktualitet Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Ervin Hodaj emërohet drejtor në Durrës pas disa muajsh i komanduar 2 Shtator 2026, 16:1016:10Aktualitet