Lajme Zone
PolitikëReport TV

Asambleja e PS-së nesër, Ngjela: Zor se Veliaj mund të përjashtohet nga partia, s’ka përplasje me Ramën! Po të kishte konflikt, do ta kishin shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut


Spartak Ngjela komentoi mundësinë e përjashtimit të Erion Veliajt nga Partia Socialiste në mbledhjen e Asamblesë, duke deklaruar se nuk sheh përplasje mes tij dhe Edi Ramës. Ai theksoi se, nëse do të kishte konflikt mes tyre, Veliaj do të ishte shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Studio Live”, komentoi mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, e thirrur për ditën e nesërme, si dhe mundësinë e përjashtimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga partia. Sipas Ngjelës nuk ka një përplasje mes tij dhe Edi Ramës, ndërsa theksoi se akuzat ndaj kryebashkiakut vijnë nga SPAK-u dhe jo nga partia. LEXO edhe...Ylli Pata: Fantazma e kandidatëve të protestës “Nuk jam fallxhor unë, por zor se mund të përjashtohet, sepse ata kanë shumicën në parlament. Nuk ka përplasje mes tyre. Njëri është i pandehur, ai është i akuzuar. Po të kishte përplasje, atë do ta kishin pushuar si kryetar bashkie. Ata e mbajnë kryetar bashkie në një kohë që ai është i akuzuar. Atë e akuzon SPAK-u, nuk e akuzon PS-ja. Është i akuzuar nga SPAK-u si kryetar i bashkisë. Çfarë hyn PS-ja këtu?”, u shpreh Ngjela. Ngjela komentoi dhe zgjedhjet e ardhshme lokale, në lidhje me propozimin e Partisë Demokratike për aplikimin e një sistemi proporcional në të gjithë Shqipërinë dhe lista të hapura. I pyetur nëse një ndryshim i tillë do të sillte pasoja për Partinë Socialiste, Ngjela u shpreh se PS-ja nuk do ta pranonte këtë propozim, pasi ka shumicën parlamentare. "Ata kanë 80 deputetë, si do t’ua marrësh atyre? Merret me vota, jo me logjikë. Ata e kanë absolutisht parlamentin, ku preken ata? S’ka kush i rrëzon ata. Parlamenti është maja e një shteti demokratik. PS-ja nuk pranon lista të hapura”, deklaroi Ngjela. A.C/M.V/ReportTv.al spartak ngjela edi rama erion veliaj asambleja e PS Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72% Të gabuar 25.1% Nuk e di 3% Vota total: 1791 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?