Lajme Zone
"As dorëheqje e as zgjedhje të reja"/ Muçollari: Rama pa etikë, asnjë plan kundër krimit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

"As dorëheqje e as zgjedhje të reja"/ Muçollari: Rama pa etikë, asnjë plan kundër krimit

Demokrati Grigels Muçollari ka reaguar pas konferencës së ...

Demokrati Grigels Muçollari ka reaguar pas konferencës së pazakontë që mbajti sot kryeministri Edi Rama në Rinas.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Muçollari shprehet me nota kritike se Ramës i mungon etika e detyrës si kryetar i qeverisë, përndryshe do të kishte poaralajmëruar dorëheqjen ose përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme.

Sipas demokratit, Rama veproi në mënyrë të turpshme, duke dalë në përkrahje të skandaleve shtetërore. Muçollari thekson se Rama nuk prezantoi asnjë plan që krimi të mos ndodhë më, por çdo gjë që krimi të mos merret vesh. “Krimi të ndodhë, por të mos merret vesh!

Fjala që duhej të mbante sot Edi Rama, i sapokthyer nga OKB, duhet të ishte lajmërimi i dorëheqjes dhe përgatitjes së vendit për zgjedhje të reja, si e vetmja mënyrë për të kapërcyer krizën e rëndë të shkaktuar nga aferat korruptive dhe krimet e qeverisë.

Po nëse kjo nuk gjendet në etikën e Kryeministrit, të paktën pritej që të ishte i shqetësuar për skandalin e paprecedentë me Shërbimin Informativ të Shtetit, ku e emëruara prej tij u kap duke përkrahur një person në kërkim nga drejtësia dhe duke i dhënë atij informacione sekrete.

Edi Rama, në fakt, nuk bëri asnjërën nga këto. Ai, në mënyrë të paturpshme, bëri me faj SPAK për hetimet dhe akuzoi mediat për publikimin e ngjarjes.

Ai, pra, nuk është i shqetësuar për rënien e sigurisë kombëtare, për inkriminimin në këtë nivel ekstrem të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, rrjedhimisht të atij vetë, por është i bezdisur nga publikimi i kësaj afere.

Dhe e vetmja masë që lajmëroi sot se do të merrte ishte që rrjedhja në media e provave të krimit të mos ndodhë më.

Asnjë reagim, asnjë plan që krimi të mos ndodhë më, por çdo gjë që krimi të mos merret vesh!”,-shkruan Muçollari./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.