Lajme Zone
As 81 vitet burg nuk i mjaftojnë, Dodiku sulmon vendimin e Hagës për liderët e UÇK: Thaçi duhej dënuar edhe për krime kundër njerëzimit
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

As 81 vitet burg nuk i mjaftojnë, Dodiku sulmon vendimin e Hagës për liderët e UÇK: Thaçi duhej dënuar edhe për krime kundër njerëzimit

Milorad Dodik e cilësoi vendimin të papranueshëm, duke kritikuar faktin që gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit.

Edhe pse Dhomat e Specializuara dënuan me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Milorad Dodik e cilësoi vendimin të papranueshëm, duke kritikuar faktin që gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit. "Dënimi i shqiptuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është një karikaturë e drejtësisë, që shërben për të relativizuar krimet kundër serbëve dhe për të amnistuar të ashtuquajturin terrorizëm të UÇK-së. Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve në Kosovë e Metohi nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit, por del sikur ata kanë vdekur si kalimtarë të rastit. Thaçi ishte ideologu dhe udhëheqësi i një organizate terroriste, ekzekutues i drejtpërdrejtë dhe urdhërdhënës. E gjithë kjo u anashkalua. Prej kohësh e dimë se në Hagë nuk ka drejtësi dhe të drejtë, ndërsa tani e dimë përfundimisht se nuk ka as respekt dhe as mëshirë për viktimat serbe. Fakti që gjyqi u zhvillua njëzet e pesë vjet pas krimeve të kryera tregon se synimi ishte mbulimi i atyre krimeve." LEXO EDHE:Serbia reagon pas vendimit të Hagës: UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dënimet nuk mjaftojnë! Lajmi kryesor: Serbia reagon pas vendimit të Hagës: UÇK-ja ishte organizatë terroriste, dënimet nuk mjaftojnë! U.D/Shqiptarja.com TAG: Milorad Dodik hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 370 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?