Një peshkatar në Alaskë ka regjistruar një moment të rrallë, kur një arushë grizzly iu afrua vetëm pak metra larg varkës së tij dhe kapi një salmon para syve të tij dhe klientëve.
Carter Brown, udhërrëfyes peshkimi në Soldotna të Alaskës, tha se arusha, e cila ishte me këlyshët e saj, iu afrua varkës ndërsa ai po shoqëronte një grup peshkatarësh në lumë. Duke parë se kafsha po kërkonte ushqim, ai vendosi të filmonte momentin.
Pamjet tregojnë arushën teksa vëzhgon ujin, dallon një salmon dhe e kap me shpejtësi, për ta ngrënë vetëm pak metra larg varkës.
"Vendosa të bëja një video selfie ndërsa ajo kërkonte ushqim. Gjeti një copë salmon dhe e hëngri pranë kokës sime. Klientët e mi mbetën pa fjalë," u shpreh Brown.
Sipas tij, takime të tilla janë pjesë e përditshmërisë në këtë zonë të Alaskës, ku arinjtë dhe njerëzit ndajnë të njëjtat lumenj dhe bashkëjetojnë më shumë se në çdo vend tjetër.

