Rama-Shehu Mashtrimi që Rama i bëri familjes Trump merr trajtë ndërkombëtare… Kur Donald Trump u bë president i SHBA-së, ndër liderët më të gëzuar në rajon ishte Edi Rama.
Edhe pse ishte Sali Berisha ai që hapi shampanjën, ai që u lumturua pa masë ishte kryeministri shqiptar, i cili kishte nisur të afrohej me dhëndrin dhe vajzën e tij.
Rama i premtoi Jared Kushnerit ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit. Pra, dukej qartë se ishte një manovër për t’u afruar sa më shumë me familjen Trump. Dhe suksesi i parë u arrit te Bordi i Paqes, ku Rama siguroi një karrige atje.
Mirëpo, në momentin që familja Trump vendosi të nisë investimet (fillimisht në Zvërnec), duket se u përball me telashe, telashe të cilat kryeministri i kishte fshehur. Ndonëse Rama u kishte dhënë garanci për investimin, prona ku do të investohen 4 mld euro rezulton në procese gjyqësore dhe aty del një emër kontrovers: Artur Shehu. Si e mashtroi Edi Rama familjen “Trump” 7 Korrik, 13:39 Për të ne kemi shkruar disa herë, mirëpo sot të gjitha faqet e mediave ndërkombëtare janë mbushur me faktin se Artur Shehu është një trafikant që del në dosjet e SPAK dhe ai ka falsifikuar dokumentet e pronës ku do të investojë vajza e presidentit amerikan.
“Reuters” i ka kushtuar një artikull sot Artur Shehut, duke ia nxjerrë gjithë të palarat:
“Biznesmeni shqiptar me bazë në Miami, i kërkuar nga SPAK, dyshohet se falsifikoi dokumentet e pronës ku Jared Kushner planifikon të ndërtojë resortin miliardësh.
Një biznesmen shqiptar me bazë në Miami, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për dyshime se ka pastruar para të trafikut të drogës, dyshohet gjithashtu se ka falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës ku dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, planifikon të ndërtojë një resort me vlerë disa miliardë dollarë. Kjo bëhet e ditur në dosjet hetimore të SPAK, të shqyrtuara nga agjencia Reuters.
Biznesmeni Artur Shehu mohon të gjitha akuzat. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, konfirmoi se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Shehut për dyshime mbi pastrimin e parave të grupeve të trafikut të drogës. Sipas dosjeve hetimore, Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane dhe më pas kanë pastruar fitimet përmes krijimit të një perandorie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke përdorur edhe dokumente të falsifikuara pronësie”. Dosja e SPAK për Zvërnecin, ‘Reuters’: Artur Shehu që shiti tokën e Kushner, falsifikoi aktet e pronësisë
11 Korrik, 13:52 Ky artikull është ripublikuar, por ka shërbyer dhe si referencë për shumë shkrime nga media të tjera ndërkombëtare, si Al Jazeera, US News, IBI Times, etj.
Pra, përmes këtyre shkrimeve del pastër se si Rama ka mashtruar familjen e Trump. Askush nuk mund ta mendojë se Kushner dhe Ivanka vendosën të investojnë pa marrë më parë garanci nga qeveria shqiptare. Rama u ka dalë atyre garant, por nuk e dinte se do të shpërthenin protestat dhe, në kuadër të valës së tyre, në lojë do të hynte dhe SPAK. Pra, mashtrimi ndaj ‘Trumpëve’ jo vetëm ka dalë sheshit, por ka marrë jehonë ndërkombëtare. /Pamfletirama shehu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga shqiponja te flamingoja: Si zogjtë u bënë pjesë e betejës politike në Shqipëri 11 Korrik 2026, 17:1217:12Politike “Jo më përçarje”, studentja nga Maqedonia ‘zë ngushtë’ Ramën: Thirreni Kurtin si vëlla, të jemi bashkë si shqiptarë 11 Korrik 2026, 16:4116:41Politike Lëvizje në selinë blu/ PD mbledh Këshillin Kombëtar, në fokus zgjedhja e ekipit të ri drejtues 11 Korrik 2026, 16:1616:16Politike Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e protestës; qytetarët “masakrojnë” Agim Neshon 11 Korrik 2026, 15:0815:08Politike 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron padi në SPAK: Rama duhet të japë llogari 11 Korrik 2026, 14:3514:35Politike Nga pushteti në protestë: Historia që shpjegon më së miri zhgënjimin me qeverisjen e Edi Ramës 11 Korrik 2026, 13:4613:46Politike

