Lajme Zone
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur Kujtim Buza
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i njohur Kujtim Buza

Kujtim Buza i përkiste një familjeje që është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e artit tonë. Bir i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare, ai u rrit pranë artit dhe e vijoi këtë trashëgimi me rrugëtimin e vet krijues

Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes duke lënë në trishtim familjen, miqtë, të njohurit dhe gjithë dashamirësit e artit të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehet se Buza ishte piktor, studiues dhe një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor shqiptar. Kujtim Buza i përkiste një familjeje që është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e artit tonë. Bir i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare, ai u rrit pranë artit dhe e vijoi këtë trashëgimi me rrugëtimin e vet krijues, duke ndërtuar një profil dhe një kontribut të spikatur në jetën artistike të vendit. LEXO EDHE:12 artistë pikturojnë gjatë pandemisë Shqipërinë nga Jugu në Veri (VIDEO) “Nga studioja ku dikur pikturonte pranë të atit, te krijimtaria e tij shumëvjeçare, drejtimi i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe angazhimi në jetën kulturore të vendit, Kujtim Buza i kushtoi artit një jetë të tërë. Veprat e tij, të pranishme edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, janë pjesë e një trashëgimie që pasuron kujtesën tonë kulturore”, shkruan Gonxhja teksa ka shprehur ngushëllimet familjes Buza, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit të artistëve. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Kujtim Buza Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4093 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?