Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes duke lënë në trishtim familjen, miqtë, të njohurit dhe gjithë dashamirësit e artit të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehet se Buza ishte piktor, studiues dhe një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor shqiptar. LEXO edhe...12 artistë pikturojnë gjatë pandemisë Shqipërinë nga Jugu në Veri (VIDEO) Kujtim Buza i përkiste një familjeje që është e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e artit tonë. Bir i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare, ai u rrit pranë artit dhe e vijoi këtë trashëgimi me rrugëtimin e vet krijues, duke ndërtuar një profil dhe një kontribut të spikatur në jetën artistike të vendit. “Nga studioja ku dikur pikturonte pranë të atit, te krijimtaria e tij shumëvjeçare, drejtimi i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe angazhimi në jetën kulturore të vendit, Kujtim Buza i kushtoi artit një jetë të tërë. Veprat e tij, të pranishme edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, janë pjesë e një trashëgimie që pasuron kujtesën tonë kulturore”, shkruan Gonxhja teksa ka shprehur ngushëllimet familjes Buza, të afërmve, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit të artistëve. Xh.K/ReportTv.al Kujtim Buza Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 35% Nuk e di 12.7% Vota total: 4042 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

