Arsenali ka arritur një fitore minimale 1-0 në transfertë përballë Nottingham Forest.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 80-të të takimit. Madueke realizoi golin e fitores me një gjuajtje të fortë me këmbën e djathtë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për skuadrën londineze në kampionat. Me këto tre pikë, "Topçinjtë" rimarrin vendin e dytë në renditje duke arritur në kuotën e 18 pikëve.
Aktualisht, Arsenali mban një distancë prej dy pikësh ndaj Brightonit që pozicionohet në vendin e tretë.
Sfida e radhës e skuadrës do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich. Takimi europian është programuar të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin "Allianz Arena". Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

