Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës


Protestuesit vazhdojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit vazhdojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën për pak momente tek Rruga e Elbasanit, ata bënë thirrje në kor kundër qeverisë. “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ishin disa nga thirrjet e tyre. Më pas, protestuesit nisën marshimin. Me flamuj kombëtar, veshur me kostume popullore, rrugët e kryeqytetit jehuan nga zëri i protestuesve. “Shikoni dëgjoni bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” thërrasin protestuesit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 104 protesta