Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh


Një i ri që mori fjalën në protestën para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku zyrtarët të japin llogari përpara ligjit.

Një i ri që mori fjalën në protestën para Kryeministrisë kërkoi arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke bërë thirrje për një Shqipëri ku zyrtarët të japin llogari përpara ligjit. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun. Dashuria për Shqipërinë është që të jemi këtu. Na duhet një Shqipëri ku kryeministri, ministri, deputeti e dinë mirë që pushteti nuk është pronë, por ia ka besuar ky popull. Ne kërkojmë institucione, jo mbi ligjin, duam transparencë për paratë tona. Ne nuk kërkojmë të zëvendësojmë një të paprekshëm me një tjetër, por mos të ketë më të paprekshëm para ligjit. Ne kemi harruar se si qeveriset Shqipëria. Ne duam një Shqipëri të re. Jo vetëm me njerëz të rinj, por me njerëz të rinj në mendësi. Unë jam askush, ashtu si ti, por nuk ka të drejtë qeveria të më shpërfillë. Shqipëria ka miliona ‘askush’. Por kur këta askush bëhen bashkë, janë një popull i tërë. Është një forcë që bën ndryshimin. Ndryshimi është këtu dhe besa është te ju. Rroftë Shqipëria, rroftë populli!”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta