Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit thirrje të fuqishme në rrugët e Tiranës


Sot në ditën e 102 të protestës, qytetaratë vazhdojnë marshimin, pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë.

Sot në ditën e 102 të protestës, qytetaratë vazhdojnë marshimin, pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë. Duke mbajtur flamuj kombëtar dhe pankarta, qytetarët kanë bërë thirrje të forta. “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve në protestë. Gjithashtu, thirrën edhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Në pankarta shkruhet “Bashkohuni studentë, kombi ju kërkon”. Në rrugët e kryeqytetit janë mbledhur qytetarë të shumtë, që kërkojnë arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

Pikërisht, ditën e sotme, SPAK ka shtuar akuza të reja për Ballukun, teksa ia sekuestroi edhe një tjetër vilë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 102 protesta