Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shefin e tij gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e institucionit. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Adi Hazizi. Sipas burimeve, konflikti ka nisur pasi atij i është komunikuar vendimi për t'u transferuar nga sektori ku ishte në një tjetër. Mësohet se Hazizi ka shkuar në zyrën e shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, Skënder Delija, ku fillimisht janë përplasur me fjalë, ndërsa më pas ai dyshohet se e ka goditur me grusht. Burimet bëjnë me dije se Delija ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet me detyrën, pasi ishte ai që i komunikoi vartësit vendimin e marrë nga drejtuesit për transferimin. LEXO EDHE:Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendime në mbështetje të familjeve në nevojë, Vjero: Përfitojnë 216 familje -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Adi Hazizi Tirane policia bashkiake Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 8402 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

