Lajme Zone
Arrestohet për shpërdorim detyre në disa raste, ish-juristi i Kadastrës!
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet për shpërdorim detyre në disa raste, ish-juristi i Kadastrës!

Një 56-vjeçar, ish-jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”. Shtetasi Hidir Zani banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste. Sipas Policisë, ndaj 56-vjeçarit, i cili dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë ushtrimit të f

Një 56-vjeçar, ish-jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”. Shtetasi Hidir Zani banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste. Sipas Policisë, ndaj 56-vjeçarit, i cili dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të juristit në Kadastrën e Fierit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendimin e datës 17 shtator 2026. Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacionit policor “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.