Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Viti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 09:50. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47, 115 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një palë dylbi, një palë pranga, tre boksa metali, dhe një brisk”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

