Lajme Zone
​Arrestohet një person me dokumente të ndryshme të shtetasve të tjerë
PolitikëTelegrafi

​Arrestohet një person me dokumente të ndryshme të shtetasve të tjerë

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë janë gjetur dokumente të ndryshme në posedim të një personi.

Policia e Kosovës ka nisur hetime për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë janë gjetur dokumente të ndryshme në posedim të një personi.Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 korrik 2026, rreth orës 13:15, gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, të cilin e drejtonte një i dyshuar, shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dokumente të ndryshme që u përkisnin personave të tjerë, përfshirë certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë dhe certifikata të martesës të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, kopje të letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës, si dhe vendime të ndryshme të gjykatave të Serbisë.I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/