Policia e Kosovës ka arrestuar në Zveçan një person me inicialet I.M., i dyshuar për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës gjatë tensioneve të majit 2023 në veri të vendit. Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi u krye nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale. LEXO edhe...Kriza në Kosovë/ PDK dhe AAK refuzuan ftesën, reagon Haxhiu: E gabuar dhe e pamatur! Pa marrëveshje, sërish zgjedhje I dyshuari po hetohet për veprat penale "Sulm ndaj personit zyrtar", "Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm", "Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese" dhe "Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare". Sipas autoriteteve, arrestimi erdhi pas një sërë veprimesh hetimore që lidhen me ngjarjet e majit 2023, kur protestat në veri të Kosovës u shoqëruan me përleshje të dhunshme, ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe efektivë të Policisë së Kosovës. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vijojnë dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet procedurale të nevojshme. Arrestimi lidhet me ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut, pas zgjedhjeve lokale që ishin bojkotuar nga komuniteti serb. Përplasjet u përshkallëzuan në dhunë, ku mbetën të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre me lëndime të rënda. Kosova ka akuzuar Serbinë se pas incidenteve qëndronin grupe kriminale të lidhura me presidentin Aleksandar Vuçiç, ndërsa Beogradi i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pretenduar se përgjegjës për tensionet ishte qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Pas ngjarjeve në Zveçan dhe sulmit të armatosur në Banjskë në shtator 2023, KFOR-i shtoi praninë e tij ushtarake në Kosovë. Autoritetet theksojnë se I.M. konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim të formës së prerë të gjykatës. U.D/ReportTv.al aleksander vucic serbi zvecan kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.5% Social media 17% Vota total: 1309 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

