Lajme Zone
Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në pranga shtetasi Arlind Kamberi, 38 vjeç.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në pranga shtetasi Arlind Kamberi, 38 vjeç. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narkotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Arlind Kamber, 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet”, bëri me dije policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.