Lajme Zone
Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, në kërkim për dosjen “AKSHI”
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj, në kërkim për dosjen “AKSHI”

Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”, është arrestuar këtë të martë në Francë. Ndaj Beqirajt ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pritet që autoritetet franceze të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Beqiraj është pronar i kompanisë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë m

Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”, është arrestuar këtë të martë në Francë. Ndaj Beqirajt ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pritet që autoritetet franceze të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Beqiraj është pronar i kompanisë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë me vlerë mbi 1.1 milion euro. Sipas SPAK, këto përfitime janë siguruar pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit dyshohet se i ka bërë një kompanie konkurruese të përfshirë në një nga procedurat e prokurimit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm