Lajme Zone
Arrestohet në Astir i dyshuari për trafik droge, në pranga djali i Petrit Çakrit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Astir i dyshuari për trafik droge, në pranga djali i Petrit Çakrit

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Siciljan Çakri, i cili është lokalizuar dhe ndaluar në zonën e Astirit, pas informacionit të siguruar nga shërbimet e Policisë së Tiranës mbi vendndodhjen e tij.

Sipas burimeve, Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës. Për këtë ngjarje janë akuzuar gjithashtu vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në lidhje me akuzat dhe rrethanat e arrestimit të Siciljan Çakrit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet