Personi i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe deputetit, Ramush Haradinaj, është arrestuar nga Policia e Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë. Sipas saj, ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.Arrestimi ka ndodhur vetëm disa orë pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ndërmarrë veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj Haradinajt.Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në KuvendNë njoftimin e Prokurorisë thuhej se, menjëherë pas pranimit të informatave për kërcënimin, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm kishte autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme.“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Telegrafi.

