Lajme Zone
Arrestohet babai i Dukeshës Meghan Markle, 82-vjeçari akuzohet për posedim të materialeve pornografike me fëmijë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet babai i Dukeshës Meghan Markle, 82-vjeçari akuzohet për posedim të materialeve pornografike me fëmijë

Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është arrestuar nga FBI-ja në Florida, nën akuzën e posedimit të materialeve pornografike me fëmijë. Hetimet ndaj tij kishin nisur pas zbulimit të materialeve të dyshuara në dy banesa në Meksikë dhe Filipine.

Thomas Markle, babai 82-vjeçar i Meghan Markle, me të cilin Dukesha e Sussex-it i ka ndërprerë prej kohësh marrëdhëniet, është arrestuar nga FBI-ja në Florida, nën akuzën e posedimit të materialeve pornografike me fëmijë. Lajmi është raportuar nga gazeta britanike Daily Mail, duke iu referuar një burimi pranë çështjes. LEXO edhe...Takimi i të diplomuarve të FBI në Tiranë, Ambasada e SHBA në Shqipëri: Qëllimi, lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatim më i fortë i ligjit Sipas akuzave, hetimi penal ndërkombëtar ndaj vjehrrit të Princit Harry nisi pasi materiale pornografike me fëmijë u gjetën në dy banesa në Meksikë dhe Filipine, vende ku Thomas Markle kishte kaluar një pjesë të madhe të viteve të pensionit. Hetimet çuan më pas në arrestimin e tij. Pas disa vitesh jetese jashtë Shteteve të Bashkuara, Markle u zhvendos në Florida pranverën e kaluar. Ai lëviz me karrige me rrota, pasi i është amputuar njëra këmbë. Pak përpara arrestimit, 82-vjeçari ishte vendosur në një qendër rezidenciale për të moshuarit, e specializuar në kujdesin për personat me demencë, ku tarifa mujore përllogaritet rreth 3900 dollarë. U.D/ReportTv.al Megan Markle thomas markle princi Harry FBI Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.4% Veliajn 20.4% Asnjërin 27.3% Vota total: 932 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?