TIRANË – Finalizohet operacioni i koduar “Broken Door”, pas një serie vjedhjesh me thyerje të kryera në lokale të ndryshme në kryeqytet gjatë muajve gusht dhe shtator 2026.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i dyshuar si autor i 16 rasteve të vjedhjeve me thyerje në subjekte private, ku janë marrë shuma parash dhe produkte të ndryshme.
Hetimet nisën pas kallëzimeve të administratorëve të lokaleve në zona të ndryshme të Tiranës. Në kuadër të veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariateve Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 kanë bërë të mundur dokumentimin e dyshimeve për 16 raste vjedhjeje. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Policisë, 34-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës gusht-shtator ka kryer vjedhje me thyerje në 8 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 2, në 4 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 3, në 2 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 1 dhe në 2 lokale në territorin e Komisariatit Nr. 4.
Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se E. Gj. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale të 34-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet policiaTiranë
