Lajme Zone
Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit në shtëpi për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas masës së arrestit në shtëpi për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Burime nga presidenca bëjnë me dijë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se mbledhja e Këshillit të Sigurimit do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.

Vlora Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje e autorit të krimit të organizuar. Top Channel