Lajme Zone
Arrestimi i Ermal Beqirit, Tabaku: Të zbardhet çështja e AKSHI-t, përgjegjësia politike shkon deri tek kryeministri
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Ermal Beqirit, Tabaku: Të zbardhet çështja e AKSHI-t, përgjegjësia politike shkon deri tek kryeministri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, duke kërkuar hetimin e plotë të personave që sipas saj ndërtuan dhe mbështetën politikisht skemën.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, duke kërkuar hetimin e plotë të personave që sipas saj ndërtuan dhe mbështetën politikisht skemën. Tabaku e cilësoi arrestimin si një zhvillim pozitiv, por theksoi se ndalimi i një personi nuk mjafton për të çmontuar atë që ajo e përshkruan si një sistem të gjerë abuzimi me fondet publike. “Arrestimi i Ermal Beqirit duhet të hapë rrugën për zbardhjen e plotë të një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes socialiste”, deklaroi deputetja demokrate. Sipas Tabakut, fakti që Beqiri u ndalua jashtë vendit dhe jo përmes një operacioni të Policisë së Shtetit nxjerr në pah dështimin e institucioneve shqiptare për të goditur personat e akuzuar për abuzime me paratë e taksapaguesve. LEXO EDHE:Magjia e Nikaj-Mërturit, 'udhëtimi' i paharrueshëm në thesarin e Alpeve Shqiptare (VIDEO) “Dosja e AKSHI-t tregon se si buxheti i shtetit ishte hakeruar nga brenda”, u shpreh Tabaku, duke iu referuar akuzave të ngritura ndaj personave të përfshirë në hetim. Deputetja e PD-së përmendi edhe Ergys Agasin, të cilin e cilësoi si “zëvendëskryeministrin në hije”, duke pretenduar se ai ushtronte ndikim në përcaktimin e fituesve të tenderëve në fushën e teknologjisë së informacionit. Tabaku kërkoi që hetimet të mos kufizohen vetëm te personat që dyshohet se kanë zbatuar skemën, por të shtrihet deri në majë, duke shkruar se sipas saj përgjegjësia politike shkon deri te Edi Rama. “Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Duhet të zbardhet plotësisht nëse kanë pasur mbrojtje, bekim dhe mbështetje politike. Ky pushtet i ka kthyer fondet dhe favoret publike në instrumente për ruajtjen e pushtetit. Ky është sistemi që ka kapur ekonominë, ka deformuar konkurrencën dhe ka dëmtuar biznesin e ndershëm. Përgjegjësia politike shkon deri në majë. Arkitekti i këtij sistemi është Edi Rama dhe largimi i tij është hapi i parë drejt çmontimit të tij”, shkruan Tabaku. SI.E./Shqiptarja.com TAG: AKSHI Jorida Tabaku edi rama ergys agasi ermal beqiraj Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7967 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?