Lajme Zone
Arrestimi i Ergys Agasit, policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Ergys Agasit, policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u finalizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK. Por në momentin e ndërhyrjes së policisë, në të njëjtin automjet me Agasin ndodhej edhe një tjetër person, konkretisht Uljan Shpataraku.

REAGIMI

Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted” Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”. Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb