Lajme Zone
Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Ishte i negociuar nga Rama! Lëvizte i lirë prej 8 muajsh, marrëveshje për t’i mbyllur dosjen
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Ergys Agasit, Berisha: Ishte i negociuar nga Rama! Lëvizte i lirë prej 8 muajsh, marrëveshje për t’i mbyllur dosjen

Sali Berisha këmbëngul se arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi ka qenë i negociuar. Në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha thotë se e gjithë skema e arrestimit të Agasit pranë shtëpisë së tij, me shapka, pantallona të shkurtra dhe një polic në timon ngre dyshime, se sipas tij është bërë një negociatë nga Edi Rama që ai të dorëzohej. “Agasi u arrestua dje pasi lëvizi 8 muaj i lirshëm, në X

Sali Berisha këmbëngul se arrestimi i biznesmenit Ergys Agasi ka qenë i negociuar. Në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha thotë se e gjithë skema e arrestimit të Agasit pranë shtëpisë së tij, me shapka, pantallona të shkurtra dhe një polic në timon ngre dyshime, se sipas tij është bërë një negociatë nga Edi Rama që ai të dorëzohej. “Agasi u arrestua dje pasi lëvizi 8 muaj i lirshëm, në Xhafzotaj, në Manzë dhe në Surrel. Se pse shkonte në Surrell, atë ta hetojnë, por udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë. Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë, lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues. Ca ishte ky arrestim, me pantallona, nallane dhe policin në timon. Të gjitha këto flasin më shumë se për çdo gjë tjetër, për një arrestim te negociuar. A ju kujtohet juve kur u dorëzua famozi Balili, kishte shofer Ardi Veliun. Edhe ky Shpatarakun. Agasi është pronar i makinave të blinduara, i makinave më luksoze, shkoi dhe u gjet me një makinë krejtësisht koti me shofer policin. Janë disa elementë që po ti lidhësh bashkë, flasin për një arrestim të negociuar, por arrestimi i tij është një zhvillim pozitiv në mënyrë të padiskutueshme”, tha Berisha. LEXO edhe...SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit Kreu i PD pretendon se u bënë përpjekje që Agasin ta trajtojnë si person të zhdukur si Ervis Martinaj. Por, sipas tij arrestimi i Ermal Beqirit i nxori zbuluar dhe Rama bëri marrëveshje me Agasin për t’i mbyllur më pas dosjen. “U bënë përpjeke ta paraqesin si të zhdukur. Mendon se duke nxjerrë opozita një tezë të tillë do ta bënin më të besueshme, por opozita nuk ra në kurthe të tilla. Arrestimi i Beqirit në France e la këtë krejtësisht të zbuluar dhe ne denoncuam që ky shkonte në Surrel. U bë tepër vulgare dhe akuzuese për Ramën prania e tij e lirë. Ka shumë mundësi që Rama bëri një marrëveshje për ta mbyllur, siç mbyll dosje të tjera që është i implikuar si te djegësi i Tiranës”, thotë Berisha. Berisha e quan Agasin koordinator të krimit të organizuar për llogari të Ramës, ndërsa këtij të fundit i bën thirrje për dorëheqje. Berisha kërkon nga faktori ndërkombëtar që të monitorojnë procesin ndaj Agasit. Lajmi në përditësim.... Ora 12:25 Arrestimi i Ergys Agasit, Bardhi: Njeriu në hije i Ramës, koordinator me krimin! SPAK të zbardhë deri ku depërtoi pushteti i tij Opozita ka reaguar ndaj arrestimit të biznesmenit Ergys Agasit, i cili ka qenë në epiqendër edhe të akuzave politike të saj. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i bën thirrje SPAK që ta trajtojë çështjen e tij si një çështje me interes kombëtar dhe ngre pyetjen se sa nga pasuria publike ka kontrolluar biznesmeni nga Durrësi dhe deri ku ka depërtuar pushteti i tij.Bardhi e quan Aagsin njeriun në hije që 4-5 vitet e fundit ushtronte pushtetin si “koordinator” me krimin e organizuar për llogari të kryeministrit Edi Rama. Për këtë të fundit, Bardho thotë se Agasi e Balluku kanë prova që e mbajnë peng dhe që mund t’i japin fund jo vetëm pushtetit, por edhe lirisë së shefit të qeverisë.“Edhe pse rivalë për pushtet tek Edi Rama, Ergys Agasi nuk ndryshon nga Belinda Balluku. Janë dy njerëzit që mbajnë peng Kryeministrin e vendit me prova që mund t’i japin fund jo vetëm pushtetit, por edhe lirisë së tij. Për 4–5 vitet e fundit, Ergys Agasi ishte zëvendëskryeministri i paemëruar i Edi Ramës: njeriu në hije që ushtronte pushtetin si koordinator i tij me krimin e organizuar. Siç tregojnë dosjet e SPAK-ut, për 4–5 vite në këtë rol, Agasi pa, dëgjoi dhe regjistroi aq shumë nga pushteti i Edi Ramës, sa sot di për të, ndoshta, më shumë se kushdo tjetër.Arrestimi i tij, 8 muaj pas shpalljes në kërkim, në vendin ku të gjithë e dinin se qëndronte, është thjesht i vonuar dhe i mirëpritur. Por në 14 vite kemi parë ergysët dhe belindat t’i zënë vendin njëri-tjetrit. Të ngrihen, të fuqizohen dhe pastaj të bien sipas nevojave të pushtetit të Edi Ramës.Prandaj, një Ergys më shumë në burg nuk ndryshon asgjë, nëse burimi i pushtetit të tij për të vepruar si grup i strukturuar kriminal, për të përcaktuar vlerat e tenderave publikë, për të korruptuar zyrtarë, për të eliminuar konkurrencën me dhunë dhe për të pastruar paratë e krimit vazhdon të jetë në krye të qeverisë.SPAK ka detyrimin që çështjen e Ergys Agasit ta trajtojë si një çështje me interes kombëtar dhe, përmes veprimtarisë së tij kriminale, të zbardhë mënyrën se si Edi Rama ka ushtruar pushtetin. Sa nga pasuria publike ka kontrolluar Ergys Agasi? Deri ku ka depërtuar pushteti i tij në shtet, drejtësi dhe media? Dhe a është Edi Rama në regjistrimet e sekuestruara nga SPAK?”, shkruan Bardhi. Share SI.E./ReportTv.al sali berisha PD ergys agasi dosja akshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 3307 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?