Lajme Zone
‘Arresti’ i Veliajt nesër në Gjykatë të Lartë, Bardhi: Rama po bën gjithçka për ta nxjerrë nga qelia, ndërkombëtarët të monitorojnë procesin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Arresti’ i Veliajt nesër në Gjykatë të Lartë, Bardhi: Rama po bën gjithçka për ta nxjerrë nga qelia, ndërkombëtarët të monitorojnë procesin

Sipas Gazment Bardhit, Veliaj është në burg për katër prej akuzave më të rënda që mund të peshojnë mbi një zyrtar të lartë. Ai i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të “monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë.”

Nesër në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për heqjen e masës së arrestit me burg. Në prag të seancës, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se nëse Veliaj lirohet nga qelia, ky do të ishte sipas tij “funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi”. Bardhi rendit akuzat për të cilat SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun dhe argumenton se pesha e tyre nuk justifikon lirimin nga paraburgimi. “Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi. Erion Veliaj nuk është në burg për një akuzë të vetme, por për katër prej akuzave më të rënda që mund të rëndojnë mbi një zyrtar të lartë”, shkruan Bardhi. LEXO EDHE:Shqipëria hap Konsullatën e Nderit në Napoli, Rama merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit Ai u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë zhvillimet, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndikojë trupin gjykues për lirimin e Veliajt. Reagimi i Bardhit: Nëse nesër Erion Veliaj del nga burgu, me vendim të Gjykatës së Lartë, ky do të jetë funerali përfundimtar i Reformës në Drejtësi. Erion Veliaj nuk është në burg për një akuzë të vetme, por për katër prej akuzave më të rënda që mund të rëndojnë mbi një zyrtar të lartë. SPAK e ka marrë të pandehur për 9 raste korrupsioni, të kryera në bashkëpunim, për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Për nga pesha dhe numri i akuzave, Erion Veliaj konkurron sot vetëm me Belinda Ballukun. I bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë të monitorojnë me vëmendje atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të ndikuar trupin gjykues dhe për të realizuar skenarin e nxjerrjes së Erion Veliajt nga burgu. Partnerët tanë, që kanë investuar prej 10 vitesh në Reformën në Drejtësi, kanë rastin ta vlerësojnë atë që po ndodh në Gjykatën e Lartë si pjesë të standardit me të cilin matet lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri. I bëj thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërive të qytetarëve shqiptar për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Nëse një person që akuzohet për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale, lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend. Drejtësia nuk mund të ketë një standard për qytetarët dhe një tjetër, kur përballë saj janë njerëzit e pushtetit. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: GJKKO spak bashkia tirane edi rama gjykata e larte erion veliaj gazment bardhi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arta: 14/09/2026 19:36 Deri me dje thonit se futi Edi ne burge bashke me Ballukun,tani thoni qe po e nxjerr, Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8150 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?