Qëndrimi i mazhorancës mbetet i pandryshuar për këdo nga radhët e socialistëve apo qoftë edhe të propozuar prej tyre që përballen me drejtësinë: Luftën do ta bëjnë të vetëm. I pyetur për përgjegjësi politike për rastin e Vlora Hysenit, ish-kreut të SHISH, kreu i grupit parlamentar socialist thotë se pas shkarkimit fjala i takon drejtësisë. “Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhorancë, shumicë, i ka përcaktuar. Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë kufizimin e lirisë të të gjitha formave në gjykatë. PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë dhe dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike", tha Balla. SPAK-ut thotë Balla, i ofrojnë mbështetje të pakufizuar. ndërsa për dy standarde në raport me drejtësinë e re, akuzon opozitën. LEXO EDHE:Balla pret kreun e Komitetit për Çështjet e BE-së në Bundestag: Synojmë mbylljen e negociatave brenda 2027 “Ne mbështesim SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë punën e bërë nga SPAK. Rasti më domethënës është që i njëjti prokuror që heton rastin në fjalë, heton edhe udhëheqin e opozitës. Rama ka të njëjtin standard gjithmonë, edhe në rastin në fjalë. Janë ata që udhëheqësi i tyre shan me libër shtëpie prokurorët e SPAK, ndërkohë që standardi i PS, është që PS përshëndet në çdo rast punën hetimore të prokurorëve”, vijoi ai. I pyetur për ndarjen e re territoriale që pritet të votohet në parlament në datën 8 tetor dhe për akuzat e opozitës se po shkelin çdo procedurë parlamentare Balla u përgjigj kështu. "Kur kam pasur ndonjëherë që kam dështuar në votime? Përshëndes faktin që PD ka kuptuar që në demokraci konkurrohet me propozime. Ka ardhur një propozim, në ligj përcaktohet që çdo lloj drafti që vjen për ndryshime në hartën administrative-territoriale, duhet t’u shkojë këshillave bashkiakë. Në vlerësimin tim, para se t’i bashkohet procedurës parlamentare, duhet t’i bashkohet të njëjtit proces. Nuk është faji im që këta të shkretët janë gjithnjë të vonuar", u shpreh Balla. Një ditë më parë në komisionin e ligjeve opozita kërkoi futjen në rendin e ditës edhe të propozimit të tyre për një ndarje të re territoriale me 100 bashki, në mënyrë që të dyja nismat të shqyrtohen në të njëjtën kohë, por ky propozim u rrëzua nga mazhoranca me argumentin se duhet të kalojë në procedurë të rregullt parlamentare. Opozita nga ana tjetër paralajmëron se mund ta çojë çështjen në gjykatën kushtetuese. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:19 ‘Territorialja’, Balla: PD ta shqyrtojë draftin e saj në këshillat bashkiakë! Votimi më 8 tetor? Kreu i grupit PS: Presim Komisionin e Ligjeve (VIDEO) Partia Demokratike duhet të vijojë me konsultimin e propozimit të saj për reformën territoriale në bashkitë e vendit, tha Taulant Balla. Ai refuzoi të komentonte nëse socialistët do ta votojnë draftin e tyre më 8 tetor, siç është parashikuar në kalendarin e Kuvendit duke u shprehur se gjithçka varet nga puna e Komisionit të Ligjeve.“Kur kam pasur ndonjëherë që kam dështuar në votime? Do të presësh njëherë. Nuk komentoj pa mbledhjen e grupit parlamentar. Di që Komisioni i Ligjeve po bën një punë të shkëlqyer. Përshëndes faktin që PD ka kuptuar që në demokraci konkurrohet me propozime. Ka ardhur një propozim, në ligj përcaktohet që çdo lloj drafti që vjen për ndryshime në hartën administrative-territoriale, duhet t’u shkojë këshillave bashkiakë. Në vlerësimin tim, para se t’i bashkohet procedurës parlamentare, duhet t’i bashkohet të njëjtit proces. Nuk është faji im që këta të shkretët janë gjithnjë të vonuar. Në rastin tonë, procedura parlamentare i ka plotësuar të gjitha afatet. Nëse Komisioni do ta mbyllë, kalendari i Kuvendit parashikon datën 8”, tha Balla. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:05 Arresti ndaj ish-kreut të SHISH, Balla: Ata që fërkojnë duart nga sukseset e SPAK, sulmojnë prokurorët me ‘libër shtëpie’ (VIDEO) Duke komentuar arrestin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Taulant Balla u ndal edhe te opozita. Balla tha se PS ndjek të njëjtin standard edhe në këtë rast, duke mos bërë avokatin e askujt, ndërsa opozitarëve që sipas tij “fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi” u kujton sulmet që Sali Berisha adreson të hënave ndaj prokurorëve të SPAK.“Ne mbështesim SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë punën e bërë nga SPAK. Rasti më domethënës është që i njëjti prokuror që heton rastin në fjalë, heton edhe udhëheqin e opozitës. Nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorinë, kjo është papranueshme. Sikurse ne duhet t’i garantojmë mbështetjen e plotë. Nuk ofrojmë mbështetje.Sa i përket arrestimeve pa gjyq, duhet të jetë standard, që Shqipërinë mos ta bëjmë dele të zezë për paraburgimin. Rama ka të njëjtin standard gjithmonë, edhe në rastin në fjalë. Ndërkohë që ata që fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi, duhet të mos harrojnë që është PS që e mori angazhimin, në 2016, pulat erdhën më kokën poshtë dhe duart lart, votuan vetëm ndryshimet në kushtetuese, më pas nuk erdhën për të votuar asnjë prej ligjeve. Janë ata që udhëheqësi i tyre shan me libër shtëpie prokurorët e SPAK, ndërkohë që standardi i PS, është që PS përshëndet në çdo rast punën hetimore të prokurorëve”, tha Balla. SI.E./Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: taulant balla vlora hyseni SHISH PS Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.7% Jo 39% Disi 7.3% Vota total: 3740 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
