Lajme Zone
Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon mocion me debat, Balla: Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arresti i ish-kreut të SHISH/ PD kërkon mocion me debat, Balla: Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë

Po mbahet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për

Po mbahet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimin se, gjatë kohës që ushtronte detyrën, Hyseni ka ndihmuar përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetasin Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale. LEXO edhe...Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Deputeti Malaj për Report TV: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve, ka tmerruar Këshillin e Europës PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës. Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me verifikimet për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase është komprometuar informacion i klasifikuar, si dhe me masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH. Në kërkesë kërkohet gjithashtu shqyrtimi i përgjegjësisë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave përkatëse shtetërore në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH. PD argumenton se çështja është e rëndësishme për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare dhe kërkon transparencë e llogaridhënie për mënyrën se si janë funksionuar mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes. Balla tha se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale. Lajm në përditësim... Ora 10:07 Arresti i ish-kreut të SHISH, Tabaku: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë e njëanshme dhe pa transparencë, Rama të japë llogari në Kuvend Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur në Konferencën e Kryetarëve për kërkesën e PD për mocion me debat për arrestin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni tha se mbledhja e Këshillit të Sigurisë ishte e njëanshme, pa praninë e opozitës, dhe nuk i ofroi asnjë transparencë nëse është cenuar siguria kombëtare. Edhe ajo thekoi se kërkesa e tyre për debat për Hysenin nuk lidhen me objektin e hetimit nga SPAK, që sipas s’ia po bën punën e vet. Tabaku iu tha socialistëve se kryeministri Edi Rama duhet të vijë në Kuvend dhe të japë llogari për rastin e Hyusenit dhe si u emërua ajo në krye të SHISH, sot e akuzuar se ndihmoi me informacione sekrete Ergys AGasin gjatë arratisë.“Së pari, më lejoni të them që ju besoj më mirë se të gjithë të tjerët se keni qenë ish-ministër i Mbrojtjes, por edhe kolegë të tjerë, si z. Mediu dhe të tjerë që kanë punuar në fushën e mbrojtjes, e dini rëndësinë që ka kjo çështje. Për ta trajtuar këtë si një çështje kombëtare, jo si një çështje qoftë partiake, qoftë të diskutimeve të njëanshme nga maxhoranca.Unë së pari dua të ngre shqetësimin që mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pa përfaqësues nga opozita, për mua ishte jo vetëm e njëanshme, por ishte njëkohësisht një vendim i cili nuk ofroi transparencë. Sepse, në qoftëse transparenca do të ishte ofruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar atje disa nga shqetësimet që ka ngritur opozita, do të ishim sigurisht duke diskutuar në një prizëm tjetër.Fakti që mbledhja e Këshillit të Sigurisë u mblodh nga të njëjtët persona, të cilët do të ishin edhe ulur në tryezë, të cilët kanë pasur në dorë ta parandalojnë, ta kontrollojnë, ta monitorojnë këtë fenomen që nuk ishte i ri për opinionin publik, as për politikën, sepse ne e kemi denoncuar për vite me radhë. Dhe aty ishin po ata që mund ta kishin marrë vendimin dhe nuk e morën.Për mua, e bën jashtëzakonisht të nevojshëm debatin parlamentar. E dëgjova me shumë interes kolegun parafolës dhe unë nuk e di se në cilën nga pikat që kërkon Prokuroria e Posaçme dhe është duke hetuar Prokuroria e Posaçme, lidhen kërkesat e Partisë Demokratike.Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar, duke kontrolluar, hetuar faktin që shtetasja Vlora Hyseni ka ndihmuar, nëpërmjet furnizimit me të dhëna dhe informacion të klasifikuar, shtetasin Ergys Agasi, i cili është i akuzuar për një sërë veprash penale. Ndërkohë që kërkesat që ne kemi bërë nuk lidhen me objektin e hetimit nga ana e Prokurorisë së Posaçme.Kryeministri do të duhet të vijë e të japë përgjigje! Fatkeqësisht, ky parlament nuk mund të përdoret për mburojë politike. E përdorët për Belinda Ballukun, tani po e përdorni për Vlora Hysenin. E keni kthyer në normë. Është e papranueshme", tha Tabaku. Share Ora 10:02 PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Bardhi i përgjigjet Ballës: Nuk po pengojmë drejtësinë, SPAK po bën punën e tij Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur Taulant ballës i cili tha se Kuvendi nuk mund të dublikojë rolin e prokurroisë, referuar kërkesës së opozitës për mocion me debat për arrestin e ish-kreut të SHISH. Bardhi tha se SPAK po bën punë e vet dhe se kërkesa për mocion me debat nuk i pengon hetimet e drejtësisë."Thoni: do lëmë drejtësinë të hetojë. Po kush po e pengon drejtësinë? Drejtësia e ka punën e vet. Kuvendi ka punën e vet. Jo. Nuk kemi kërkuar ne as të marrim në pyetje prokurorët, as të marrim të dhëna nga dosja hetimore, se është sekret hetimor, as të pengojmë prokurorinë në këtë çështje. Kemi kërkuar të diskutojmë çështje që janë kompetencë e institucionit që ky Kuvend kontrollon.Gazment Bardhi: Mendoj se parafolësi është i lumtur për këtë çështje. Sepse ka arsye të jetë i lumtur për zhvillimet e fundit dhe arsyet dihen. Por, me sa kuptoj, lumturinë e tij ia prish halli i Edi Ramës dhe bëhet edhe ai i palumtur kot, sepse unë besoj që ka arsye të gëzohet.Së dyti, mocioni për debat që kërkon opozita nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë po bën prokuroria. Nuk ka asnjë rresht në kërkesën tonë për zhvillimin e mocionit që i referohet hetimeve të prokurorisë. Por ne jetojmë në Shqipëri, ka një akt të Kryeministrit dhe të Presidentit që ka dekretuar shkarkimin e shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, sepse, sipas informacioneve, aq sa ç’kanë rrjedhur nga hetimet e prokurorisë, rezulton që të ketë ndihmuar një person në kërkim nga drejtësia dhe ta ketë furnizuar atë me informacione të klasifikuara dhe bëhet fjalë për një person, kreun e një grupi të strukturuar kriminal.Tani nuk bëhet fjalë për një kriminel ordiner. Është absurde të thuash që çdo institucion tjetër ka rol në këtë diskutim, ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shmanget nga ky diskutim. Nuk mund të ndodhë kjo. Ngjarja që ka ndodhur, nuk e di, e kuptoni apo jo, por është një ngjarje që mund të ndodhë njëherë në 100 vite. Si rregull, nuk duhet të ndodhë fare në një shtet normal, por mund të ndodhë një herë në 100 vite që shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror të vihet në dispozicion të kreut të një grupi të strukturuar kriminal. Dhe kjo gjë nuk erdhi në mungesë informacioni. Opozita e ka thënë këtë informacion prej të paktën dy vitesh e gjysmë.Dhe ju keni bërë një qasje: institucionit, institucionit, institucionit! Cilët institucione? Institucionet që janë përgjegjëse për situatën. Po ç’hyn SPAK-u te kërkesa jonë për mocion me debat? Ne kemi kërkuar mocion me debat. Ç’punë kemi ne me SPAK-un? SPAK-u është duke e bërë punën e vet dhe, po të duam ne ta ndalojmë, nuk e ndalojmë dot! Po të doni ju, domethënë.Kur kishit në dorë për të penguar, siç ishte rasti i Belinda Ballukut, i zbrazëm të gjithë bateritë tuaja. 82 vota, për të penguar Prokurorinë e Posaçme që të hetonte në mënyrë të pavarur. Ai shefi juaj që na e tha se ju nuk pengoni! E penguam pra në mars, të gjithë ju që jeni këtu, përjashto dy a tre veta nga grupi juaj parlamentar, ngritët dorën për të penguar një kërkesë procedurale të prokurorisë për të arrestuar Belinda Ballukun.Pra, kur ju e keni në dorë, pengoni. Te Vlora s’keni gjë në dorë. Nuk vjen te Kuvendi ajo, se po të kishit dorë, ishin bërë barrikada tek dera hyrëse e Kuvendit. S’kishit lënë prokurorë që të hynte këtu. E kishit futur Vlorën brenda e kishit mbyllur te zyra e Nikos dhe e kishit marrë në mbrojtje, s’ka asnjë diskutim kjo! Po këtu s’keni gjë në dorë. Fatmirësisht.Thoni: do lëmë drejtësinë të hetojë. Po kush po e pengon drejtësinë? Drejtësia e ka punën e vet. Kuvendi ka punën e vet. Jo. Nuk kemi kërkuar ne as të marrim në pyetje prokurorët, as të marrim të dhëna nga dosja hetimore, se është sekret hetimor, as të pengojmë prokurorinë në këtë çështje. Kemi kërkuar të diskutojmë çështje që janë kompetencë e institucionit që ky Kuvend kontrollon.A ka përgjegjësi Kryeministri në këtë rast? Po pse vetëm prokuroria e ka për detyrë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Po e gjithë pjesa tjetër e sistemit, SHISH, Policia, Ministria e Brendshme, a kanë për detyrë ta luftojnë korrupsionin edhe krimin e organizuar? E ka përgjegjësi Kryeministri për të luftuar edhe korrupsionin edhe krimin e organizuar. Ka përgjegjësi ekzekutive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.Dhe kur të vjen parlamenti, opozita dhe të thotë: shefin e shërbimit që, në ditën e emërimit, shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ta ka emëruar një eksponent që rri nga mëngjesi deri në darkë në krimin e organizuar dhe ka të dhëna të besuara që shefja e shërbimit është vënë në shërbim të grupeve kriminale. Çfarë bëtë ju?Vlorën e ka emëruar Edi Rama. Duhet të vijë të japë llogari Edi Rama. Dhe Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të lejohet të ushtrojë funksionet e veta.Ju nuk njihni sigurinë kombëtare. Ju njihni sigurinë e Gysit. Ne themi: hajde e flasim për sigurinë kombëtare. Ju thoni jo! Sigurinë kombëtare ia kemi besuar Gysit. Nxirrni Gysin nga burgu dhe mërojeni nënkryetar, dhe e plotësoni këtë gjë. I jepni zgjidhje!Kryeministër, të vijë dhe të ma thotë cili shërbim i huaj ia kërkoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it. Sepse mund të jetë edhe shërbimi informativ serb. Prandaj do të duhet të vijë ta thotë këtu cili shërbim", tha Bardhi. Share Ora 09:54 PD kërkon debat për arrestin e ish-kreut të SHISH, Balla: SPAK të hetojë deri në fund, Kuvendi nuk mund të dublikojë prokurorinë Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po diskutiohet kërkesa e PD për mocion me debat për arrestin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, krue i grupit të PS, Taulant Balla përsëriti edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës se përgjegjësia e saj penale është individuale. Ai theksoi se çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund dhe SPAK të bëjë punën pa ndërhyrje. Lidhur më kërkesën e PD për debat, Balla tha se Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.Balla: Qëndrimi ynë, lidhur me hetimet mbi ish-drejtoren e Shërbimit Informativ ne presim që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund nga SPAK, të cilët duhen lënë të bëjnë punën e tyre pa asnjë ndërhyrje apo mbivendosje, përmes procesit të pavarur të hetimit dhe të gjykimit. Rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik. Sipas jurisprudencës së konsoliduar tanimë të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të përdorë instrumentet e kontrollit parlamentar për të dubluar ose zëvendësuar kompetencat e prokurorisë, për të verifikuar prova, për të përcaktuar fakte penale apo përgjegjësi individuale.Falë kësaj shumice qeverisëse, me kurajo e me vendosmëri i është hapur rruga drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh. As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK. Dua të ripërsëris këtu se çdo sulm personal ndaj prokurorëve të SPAK, të cilët meritojnë respekt për punën e tyre, duhet të ndalet. Rituali i turpit në dy të hëna të muajit nga një i pandehur para dyerve të SPAK, duhet të ndalet. Forca politike, brenda së cilës militon ky person, duhet ta bëjë debatin e parë brenda vetes për këtë çështje.Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye. Qëndrimi ynë mbetet ai që kemi thënë ditën e parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një zyrtari, edhe pse i propozuar, mbështetur apo votuar prej nesh, i vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë.Shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i drejtores së shërbimit ishte pikërisht shembulli i kësaj qasje nga ana jonë. Ndërkohë që të gjitha institucionet që ngarkon ligji:Kryeministri → varësia institucionaleKomisioni i Kuvendit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes → mbikëqyrja parlamentarePresidenti → raportim + kompetenca mbi drejtiminInspektori i Përgjithshëm → inspektim i veprimtarisëKLSH/Auditimi → kontroll financiarProkuroria/Gjykata → kontroll ligjor/judicial në fushat përkatëseKjo është një çështje që unë i duhet lënë prokurorisë dhe gjykatës, jo leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik. Procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo në lidhje me partnerët tanë. Share P.J/SI.E./ReportTv.al konferenca e kryetareve hetimet per grupin e agasit SHISH vlora hyseni kuvend PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.5% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1187 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?