Sot në orën 09:00 do të mbahet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. LEXO edhe...Ish-kreu i SHISH nën arrest/ Deputeti Malaj për Report TV: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve, ka tmerruar Këshillin e Europës Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimin se, gjatë kohës që ushtronte detyrën, Hyseni ka ndihmuar përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetasin Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale. PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës. Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me verifikimet për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase është komprometuar informacion i klasifikuar, si dhe me masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH. Në kërkesë kërkohet gjithashtu shqyrtimi i përgjegjësisë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave përkatëse shtetërore në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH. PD argumenton se çështja është e rëndësishme për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare dhe kërkon transparencë e llogaridhënie për mënyrën se si janë funksionuar mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes. Në fund të kërkesës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën e zhvillimit të mocionit me debat në seancë plenare, duke theksuar se shqyrtimi parlamentar duhet të respektojë pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al PD kuvend vlora hyseni SHISH hetimet per grupin e agasit konferenca e kryetareve Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.9% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1083 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

