Lajme Zone
Arratisja spektakolare nga spitali grek/ Gentian Çipi rezulton i kërkuar në Shqipëri
BotëBalkanWeb

Arratisja spektakolare nga spitali grek/ Gentian Çipi rezulton i kërkuar në Shqipëri

41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqipëri. Konkretisht ai rezulton i dënuar nga të treja shkallët e gjyqësorit me 2 vjet burg për “shkatërrim prone me zjarr”, por ndërkohë dënimin nuk e ka shlyer.

41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqipëri. Konkretisht ai rezulton i dënuar nga të treja shkallët e gjyqësorit me 2 vjet burg për “shkatërrim prone me zjarr”, por ndërkohë dënimin nuk e ka shlyer. Sipas burimeve, ai ka qëndruar në paraburgim prej datës 25.04.2023 deri në 12.07.2023, ndërsa më pas i është ndryshuar masa e sigurimit nga “Arrest në burg” në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Bashkëpunëtor i Cipit në ngjarjen e ndodhur në 2023 Shqipëri rezulton Romeo Basholli, ndërsa në tentativën e vrasjes së kryer në 2024 në Selanik e më pas në kapjen e sasive të drogës e armëve në 2025 rezulton Enea Basholli dhe Kleo Topa. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gentian Çipi