Lajme Zone
Ambasada shqiptare në Londër ankesë autoritetit britanik të medias për Sky News: Reportazh i njëanshëm për shqiptarët, përforcon stereotipe etnike
BotëReport TV

Ambasada shqiptare në Londër ankesë autoritetit britanik të medias për Sky News: Reportazh i njëanshëm për shqiptarët, përforcon stereotipe etnike

Sipas shkresës së publikuar, ngrihen shqetësime për raportime të pasakta, pa kontekst dhe të përgjithësuara që e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin duke nxitur stereotipe etnike.

Ambasada shqiptare në Londër është ankuar zyrtarisht pranë autoritetit rregullator britanik të medias për lajmet e Sky News mbi shqiptarët. Sipas shkresës së publikuar, ngrihen shqetësime për raportime të pasakta, pa kontekst dhe të përgjithësuara që e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin duke nxitur stereotipe etnike. LEXO edhe...Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Sky News: Meloni planifikon vizitë në Tiranë, kampi i parë hapet në maj 2024 “Në vijim të reportazhit të njëanshëm dhe të papërgjegjshëm të Sky News, 6-7 gusht, mbi shqiptarët dhe komunikimit të zhvilluar me drejtuesit e këtij kanali, sot Ambasada e Shqipërisë në Londër depozitoi një ankesë zyrtare pranë Ofcom, autoritetit rregullator britanik të medias. Ankesa ngre shqetësime serioze për pasaktësi, mungesë konteksti dhe përgjithësime të pajustifikuara, të cilat e lidhin identitetin shqiptar me kriminalitetin dhe, në vend që të informojnë me përgjegjësi, prezantojnë dhe përforcojnë stereotipe etnike ndaj shqiptarëve. Liria e medias është themelore. Po aq themelor është detyrimi që ajo të jetë e saktë dhe të mos ushqejë paragjykime ndaj një komuniteti të tërë për veprimet e disa individëve”, bën me dije ambasada përmes postimit në rrjetet sociale. P.J/ReportTv.al ambasada shqiptare ne londer ofcom sky news Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5648 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?