Lajme Zone
Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Arratisja si në filma e të burgosurit shqiptar në Greqi, gjendet makina me kallashnikov

Autoritetet në Greqi kanë gjetur  një nga dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë arratisjes së një të dënuari shqiptar Gentian Çipi në Serres.

Autoritetet në Greqi kanë gjetur një nga dy automjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë arratisjes së një të dënuari shqiptar Gentian Çipi në Serres. Makina u gjet pak larg spitalit, ku ndodhi incidenti, e përplasur në një rrugë me dhe, në unazën e Serres. Brenda u gjetën një kallashnikov dhe fishekë, shkruajnë mediat greke. Një automjet tjetër u gjet gjithashtu i djegur plotësisht në zonën e Volvës dhe po shqyrtohet nëse është makina e dytë e përdorur nga autorët. Pak pas orës 23:00, i burgosuri 40-vjeçar deklaroi se ndihej keq dhe u transferua në Spitalin e Serres për t’iu nënshtruar analizave. Atje, sipas informacioneve, e prisnin bashkëpunëtorët e tij, të cilët ishin veshur si oficerë policie dhe madje po drejtonin një makinë bujqësore me dritë, në mënyrë që të dukej si një automjet i OPKE-së. Sipas informacioneve më të fundit, transferimi i 40-vjeçarit është kryer nga rojet e burgut nga rojet e jashtme të burgut, pasi, sipas burimeve policore, nuk është kërkuar ndihmë nga Policia Helenike. Autorët arritën t’i sekuestrojnë një armë njërit prej rojeve dhe më pas morën me vete edhe 40-vjeçarin, duke ikur nga spitali.