Gentian Çipi, 41-vjeçari nga Korça, vijon të jetë në qendër të një operacioni të gjerë kërkimi nga autoritetet greke, pas arratisjes së tij nga Spitali i Serres.
Ndërkohë, pamje nga rruga pranë banesës së Çipit në fshatin Dishnicë të Korçës tregojnë zonën ku ndodhet shtëpia e tij.
Zyrtarë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bëjnë me dije se, në kuadër të ndihmës së ndërsjellë, nga autoritetet policore greke nuk ka mbërritur deri më tani ndonjë kërkesë për ushtrimin e kontrollit në banesën e Çipit apo te persona të njohur dhe të afërm të tij. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Çipi ndodhej i paraburgosur në burgun e Nigritës në Greqi dhe ishte transferuar në Spitalin e Serres pasi kishte deklaruar se kishte probleme shëndetësore.
Por transferimi i tij në spital përfi me një arratisje spektakolare. Sipas autoriteteve greke, persona të armatosur ndërhynë ndaj eskortës që shoqëronte 41-vjeçarin.
Autorët dyshohet se bllokuan dhe çarmatosën efektivët e sigurisë, duke i krijuar mundësinë Çipit të largohej nga spitali.
Autoritetet greke vijojnë kërkimet për kapjen e 41-vjeçarit, ndërsa në Shqipëri, deri më tani, nuk ka pasur një kërkesë zyrtare nga pala greke për kontrolle në banesën e tij apo te personat e lidhur me të. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet

