Hetimet e Antimafias së Milanos kanë çuar në sekuestrimin e dy kompanive, zbulimin e trafikut ndërkombëtar prej 240 kilogramësh kokainë dhe pastrimin e 14 milionë eurove. Por dosja rezulton të lidhet edhe me arratisjen e shqiptarit Genti Berisha që më pas rezultoi në vdekjen e efektivit Francesco Imprezzabile gjatë ndjekjes së tij me motor, me shpejtësi 180 kilometra në orë. Berisha tha se iku se kishte “disa gramë hashash” me vete dhe “e kishte vlerësuar gabim situatën.” Por ka edhe më shumë në rrëfimin e 26-vjeçarit shqiptar sesa nata e 22-23 qershorit kur duke drejtuar një automjet tip SUV Audi Q8 me qira, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar në rrugën Vittorini, duke shkaktuar kështu ndjekjen gjatë së cilës humbi jetën efektivi 39-vjeçar i policisë. LEXO EDHE:Italia në shënjestër të hakerëve prorusë, emrat e politikanëve dhe prokurorëve publikohen në 'dark web'! Ofrohen para për të dhënat e tyre, Meloni e shqetësuar Pak orë më vonë nga ngjarja, shprehu pendesë në gjykatë, i kërkoi falje familjes së viktimës dhe deklaroi se ishte i gatshëm të dëmshpërblente familjen. Gjykata e la nën arrest shtëpie. Pas kësaj historie, emri i tij shfaqet në skemën e lartpërmendur të pastrimit ndërkombëtar të 14 milionë eurove që vinin nga droga. Paratë u konvertuan në 8 kilogramë shufra ari, të cilat u gjurmuan nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Gardës së Financës në Lecco, nëpërmjet kompanive italiane të përpunimit të metaleve të çmuara në zonën e Alessandria-s, të cilat përdoreshin si mbulesë për aktivitetin kriminal. Më pas, ari transferohej nga Italia drejt destinacionit të tij përfundimtar: Shqipërisë. Në vendimin me të cilin prokurorët Paolo Storari dhe Rosario Ferracane, së bashku me prokurorin e shtuar në krye të departamentit të krimeve ekonomike, Roberto Pellicano, urdhëruan sekuestrimin e menjëhershëm parandalues të dy kompanive, rishfaqet emri i Genti Berishës dhe i disa familjarëve të tij, përfshirë bashkëshorten Armela Luka. Bëhet fjalë për kompaninë Target Srl, me seli në Milano dhe Alessandria (Valmadonna), e specializuar në shitjen e metaleve të çmuara, shkrirjen, rafinimin dhe prodhimin e shufrave të arit për investime, si dhe për kompaninë Futuro Immobiliare Srl, e cila shërbente si kasafortë financiare e grupit kriminal që përfshin 52 persona nën hetim. Kjo kompani përdorej për investime në pasuri të paluajtshme dhe zotëronte 24 prona, mes apartamenteve, rezidencave, magazinave, dyqaneve dhe garazheve, në disa provinca të Italisë veriore. Në dokumentin prej 24 faqesh thuhet se Genti Berisha ishte një nga personat të cilëve duhej t'u dorëzoheshin “fitimet e paligjshme” nga trafiku i drogës. Madje, paratë duhej të dorëzoheshin drejtpërdrejt në “banesën e tyre”. Më 29 dhjetor 2020, një bashkëbisedues komunikon me të përmes një sistemi të koduar mesazhesh. Hetuesit e kanë identifikuar atë me një kod: “2PBCSP”. Biseda e koduar: “Vëlla... m'i dërgon ato para në Alicante.” Ai diskuton me 26-vjeçarin për 300 mijë euro që duhej të dërgoheshin në Këln të Gjermanisë dhe të viheshin në dispozicion në Alicante të Spanjës. “Vëlla... m'i dërgon ato para në Alicante... sepse unë lidhem me Koln (Këlnin)”, shkruan ai. Berisha dërgon një fotografi me adresën në Gjermani – Kalk-Mulheimer Strasse 268 – ku “korrieri” duhej të “dorëzonte paratë”: 366.650 euro. “M’i dorëzon këtu ai miku yt, vëlla... 355 mijë + 3%”. Adresa i përket banesës së Ilir Ahmetajt, një prej pikave të grumbullimit të parave cash, të cilën hetuesit e lidhin me trafikun e kokainës. Më 25 nëntor 2021, një tjetër anëtar i familjes shqiptare Berisha, Hashimi, i dorëzon një punonjësi të kompanisë në Alessandria shumën prej 367.300 eurosh të thata, në dorë. Dy ditë më vonë, ai tërheq 7,2 kilogramë ar, në zonën mes Rocchetta Ligure dhe Valmadonna-s, dhe i fsheh në një ndarje të dyfishtë të një automjeti Mercedes që ishte nisur drejt Shqipërisë. Mikrofonat përgjues në automjet regjistruan bisedat dhe lëvizjet e tij. Por a fshihej trafiku i drogës pas arratisjes së 26-vjeçarit dhe mosbindjes ndaj postbllokut të policisë, pesë muaj më parë, ngjarje që shkaktoi vdekjen e efektivit të Policisë Bashkiake të Milanos? Apo gjithçka ndodhi për shkak të “disa gramëve” hashash? “Është e arsyeshme të mendohet se ai u largua pikërisht për këtë motiv”, shprehet një hetues, ndonëse pa pasur siguri të plotë. Pikëpyetjet mund të marrin përgjigje vetëm nga vetë i riu shqiptar, i cili ndërkohë, në muajin korrik, u rikthye në burg për shkak të rëndimit të masës së sigurisë. Ai është dënuar me 8 vite burg në gjykim të shkurtuar në kuadër të hetimit “Icaro” të Drejtorisë së Antimafias së Breshias. Në muajin tetor, ai u rikthye sërish në arrest shtëpiak, ku pret të mësojë fatin e tij gjyqësor lidhur me vdekjen e Francesco Imprezzabile. Vitin e kaluar, 25-vjeçari u arrestua në Shqipëri në kuadër të operacionit “Icaro” të prokurorisë së Brescias, që goditi klanin Çela dhe trafikun e tij të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J / U.D P.J Shqiptarja.com TAG: armela luka trafik droge itali Francesco Imprezzabile Genti Berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.5% Veliajn 17.9% Asnjërin 33.6% Vota total: 2009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

